Hysni Burgaj: Kontrollojmë me mjete moderne çdo cep
15/04/2010 Shkodër, drejtori i Policisë së Shtetit takim për kultivimin e hashashit. Në 2009 më pak rrënjë
SHKODER- Lufta kundër fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike kanabis sativa ka sjellë ditën e sotme në Shkodër drejtorin e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i cili ka zhvilluar një takim të gjerë me drejtues të njësive vendore të qarkut të Shkodrës, si dhe të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës.
Luftë hashashit
Gjatë këtij takimi, drejtori i Policisë së Shtetit, Burgaj, ka theksuar se për vitin 2010 do të ketë një prioritet lufta për parandalimin e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike kanabis sativa, jo vetëm nëpërmjet forcës së ligjit, por edhe në saje të bashkëpunimit efikas me pushtetin vendor dhe komunitetin. “Qëllimi final do jetë parandalimi, me qëllim që edhe shteti të mos ngarkohet, familja të mos shkatërrohet. Policia e Shtetit ka luftuar dhe do ta luftojë këtë fenomen me forcën e ligjit, por kjo nuk është e mjaftueshme. Lufta kundër narkotikëve nuk përfundon vetëm me punën policore. Ajo ka nevojë dhe për angazhimin dhe mbështetjen e pushtetit lokal dhe strukturave të tjera shtetërore. Së dyti, do punohet për rritjen e bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit për domosdoshmërinë e kësaj lufte në interes të të gjithë qytetarëve tanë. Ky vit do jetë pa kanabis në të gjithë territorin e vendit. Ne kemi siguruar teknologjinë më të lartë dhe më bashkëkohore për të kontrolluar nga zyrat e çdo drejtorie qarku apo Drejtorisë së Përgjithshme të gjitha parcelat, deri në lartësitë më të larta të maleve të Shqipërisë. Kjo do thotë që ne do të shkojmë deri tek autorët. Do filmojmë e fotografojmë çdo pjesë të saj. Nuk ka më tokë pa pronar, çka do thotë se ne do të dokumentojmë plotësisht aktivitetin e cilitdo që do të tentojë të kultivojë këtë bimë narkotike”, theksoi në fjalën e tij numri një i Policisë së Shtetit shqiptar, Hysni Burgaj. Nga ana e tij, drejtori i Drejtorisë së Policisë të qarkut Shkodër,Vullnet Topalli, përveçse premtoi angazhim maksimal të kësaj drejtorie në luftën kundër kultivimit të bimës narkotike kanabis sativa, pasqyroi dhe një bilanc të punës së bërë gjatë vitit të kaluar në luftën kundër bimëve narkotike. Drejtori Topalli i vlerësoi të suksesshme arritjet e vitit të kaluar, bazuar në shifrat në rënie të kultivimit të kësaj bime, si dhe në rezultatet e asgjësimit të plotë të bimëve të ndaluara, të kultivuara kryesisht në zonat e thella malore të qarkut të Shkodrës.
Gjatë vitit të shkuar rezulton të jenë kultivuar bimë narkotike kanabis sativa në territorin e komunave të Gurit të Zi, Temal, Shllak, Shkrel, Postribë, Shosh, Pult, Kelmend,Vau i Dejës, Fierzë dhe Iballë. Vlen të theksohet se gjatë vitit të kaluar, në saje të punës së policisë, në komunën Shkrel të Malësisë së Madhe nuk është kultivuar asnjë sipërfaqe me të ashtuquajturën kërp industrial nga shoqata e fermerëve të Shkrelit. Gjatë vitit 2009 janë organizuar 31 operacione policore, ku janë identifikuar dhe asgjësuar të gjitha parcelat që ishin kultivuar me kanabis sativa, që do të thotë se janë rreth 60 mijë rrënjë bimë më pak se në vitin 2008”, theksoi drejtori i Drejtorisë së Policisë të qarkut Shkodër,Vullnet Topalli.
Banorët mes vështirësisë ekonomike dhe “etiketave”
Lazarati, ana tjetër e fshatit të anatemuar
LAZARAT - Lazarati është emër shumë i njohur në Shqipëri, shpesh i anatemuar padrejtësisht ose politikisht. Gjatë diktaturës njihej si fshat ballist, në demokraci si bastion i Partisë Demokratike, dhe vitet e fundit si qendër e kultivimit të lëndëve narkotike.
Të gjitha këto janë të diskutueshme, por ka një fakt të pakundërshtueshëm, që do të mjaftonte për ta bërë Lazaratin të famshëm: madhësia e tij. Me 5200 banorë dhe rreth 2000 emigrantë është fshati më i madh në Shqipëri. Një komunitet i tillë është vështirë që të mendohet se gjatë gjithë kohës dhe në mënyrë masive prodhon vetëm vlera negative.
"Është e vërtetë që disa fermerë mbjellin bimë narkotike, por jo në atë masë që pretendohet", thotë kryetari i komunës Dashnor Aliko. Në Lazarat, sipas tij, shumë të rinj janë të papunë dhe personat me asistencë sociale janë në shifra minimale.
"Fshati ka një mijë e njëqind halle. Këtu 14 familje marrin asistencë sociale. Faturat e energjisë elektrike vijnë të shtrenjta, si në qytet, por jeta vazhdon", thotë Aliko.
Shpresa e vetme e punësimit për të rinjtë, sipas tij, është emigracioni, ndërsa një pjesë kanë mbaruar studimet e larta.
"Një pjesë e mirë e tyre ka përfunduar arsimin e lartë dhe tashmë presin të hyjnë në tregun e punës, por nami i keq e ka vështirësuar jetën e këtyre banorëve", pohon Aliko, duke nënvizuar se banorët në përgjithësi janë optimistë se imazhi i tyre do të përmirësohet.
"Ky fshat gjatë 45 vjetëve të sistemit komunist nxori vetëm 30 kuadro, shifër tepër e ulët duke e krahasuar me numrin e popullsisë. U persekutuam dhe u dënuam nga diktatura", thotë Aliko.
Sipas tij, në vitet e para të tranzicionin politik, shumë tregtarë ishin nga Lazarati, ndërsa gjatë qeverisjes 8-vjeçare të socialistëve, shumë biznese falimentuan.
Në Lazarat ka pasur investime vitet e fundit, por kryesisht në infrastrukturë.
"Rreth 1 milion dollarë janë investuar në rrugë, shkollë dhe janë ndërtuar dy ujësjellës", shprehet Aliko.
Sipas tij, Lazarati është zgjeruar kohët e fundit. Shumë shtëpi janë ngritur në Kordhoc, në zonën e poshtme të fshatit, pranë rrugës kombëtare Gjirokastër-Kakavijë.
I vendosur në kufi me fshatrat e minoritetit grek, Lazarati njihet për marrëdhëniet e mira me ta historikisht, një traditë që e vazhdojnë edhe brezat e rinj.
"Shumë të rinj shkojnë çdo ditë në Derviçan, shijojnë kafen dhe deri tani nuk është shënuar asnjë incident me këtë pjesë të komunitetit", thotë Aliko.
Gjatë krizës kosovare në vitin 1999, u strehuan në këtë fshat 2000 kosovarë të dëbuar nga serbët. Paqësor Aliko kujton momentet më të vështira që kanë përballuar banorët e Lazaratit. "Shumë magazina që ishin në dispozicion të biznesit u shndërruan në dhoma pritjeje. Ishin ditë tepër të vështira", kujton ai.
Shumë prej banorëve të këtij fshati janë bashkëpronarë në bizneset e tyre dhe kanë arritur të futen në treg suksesshëm, duke siguruar të ardhurat financiare nëpërmjet punës së ndershme.
"Mbi 10 biznese të mëdha ushtrojnë aktivitet fitimprurës, madje ato janë shtrirë edhe në Tiranë", thotë kryetari i komunës.