E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia nis pastrimin e shtratit të Osumit

15/04/2010 Rreziku nga epidemitë e ujërave të zeza

BERAT- Devijimi i shtratit të lumit Osum si pasojë e pakësimit të prurjeve të ujërave në ditët e fillim pranverës ka bërë që ujërat e zeza të qytetit që derdhen në lumin Osum të dalin në sipërfaqe dhe të rrezikojnë seriozisht rënien e epidemive. Për t’i paraprirë rënies të ndonjë epidemie që në këtë rast është në pragun e çdo shtëpie dhe për të rikthyer ujërat e Osumit në rrjedhën e mëparshme ku ujërat e tij merrnin me vete edhe ujërat e zeza në qytet Bashkia e Beratit ka hartuar një plan për pastrimin e tij nga shkurret, aluvionet dhe hedhjen e mbetjet e ngurta nga biznese apo individë të ndryshëm që ndërtojnë në lagjet e qytetit. Gjatë javëve të fundit prurjet e lumit janë pakësuar ndjeshëm, ndërsa nuk mungon dhe devijimi i shtratit të lumit, devijim i cili nuk merr më me rrjedhën e tij dhe për pasojë edhe ujërat e zeza, që siç dihet të shumë lagjeve të qytetit kanalet e mëdhenj kolektor të nëndheshëm derdhen në lumë. Masa për pastrimin e këtij segmenti të

lumit Osum erdhi edhe si pasojë ankesave të banorëve dhe instancave të tjera shëndetësore. Ngrohja e temperaturave gjatë ditëve të fundit nxori në pah rrezikun e përhapjes së epidemive, ndërkohë që në shëtitoren në anë të lumit tashmë është e pamundur të kalohet për shkak të erës së keqe që përhap kudo edhe infeksion tek banorët e këtij qyteti. Nga inspektimet që zyra e shërbimeve pranë bashkisë ka bërë në lagjen “Goricë” në krah të së cilës kalon dhe Osumi ka rezultuar se ujërat e zeza në një gjatësi të konsiderueshme nuk përfshihen më në rrjedhën e lumit për shkak të ndryshimit të rrjedhës të shtratit të lumit, por dhe pakësimit të prurjeve ka ndikuar ndjeshëm. Ujërat e zeza derdhen lirshëm mes Osumit, lum i cili ka devijuar shtratin e tij. Në këto kushte zyra e shërbimeve pranë bashkisë së qytetit të Beratit ka hartuar menjëherë një plan masash për t’i paraprirë përhapjes së epidemive tashmë me ardhjen e ditëve të ngrohta. Burime pranë kësaj zyre bëjnë me dije se ka nisur dje pastrimi i shtratit të lumit Osum nga aluvionet e shumta, gjë e cila do të bëjë edhe devijimi i tij. Një bashkëpunim mes Bordit të Kullimit në këtë qytet dhe bashkisë ka bërë të mundur nisjen e punës për pastrimin e shtratit të lumit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›