Hysni Burgaj vazhdon të jetë optimist
Deklarata
Kreu i Policisë së Shtetit: Do zbardhim edhe vrasjen e Xhindit
Ndërsa burimet policore në Kukës flasin për prag dështimi të hetimit dhe arkivim të dosjes, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, është shfaqur dje optimist në një deklaratë të dhënë për një televizion të Tiranës. Ai deklaroi se policia është fare pranë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes, por nuk la as të kuptohej se ka shanse reale që vajza e vogël mund të gjendet. Optimizmi i Hysni Burgajt bëhet më pak “i besueshëm”, po të kihet parasysh se në të njëjtin prononcim televiziv ai foli me optimizëm edhe për zbardhjen e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi, ngjarje e cila mbetet e pazbardhur prej më shumë se një viti, pavarësisht se krerët e policisë kanë përsëritur vazhdimisht shprehjen: “Jemi shumë pranë zbardhjes”.
#