Plagoset 18-vjeçari sklerotik, mister rrethanat
Një 18-vjeçar që vuan nga skleroza është plagosur rëndë në kraharor. I riu është dërguar në spital dhe kanë qenë autoritetet spitalore që kanë njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë, ndërsa i dëmtuari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
A.Sh., me banim në Lagjen Nr.7 të qytetit bregdetar, është paraqitur në spital rreth mesnatës së kaluar i dëmtuar në kraharor, ku pas operacionit mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me të marrë informacionin, policia nisi veprimet e para hetimore lidhur me këtë ngjarje, nga të cilat rezultoi se i dëmtuari është goditur në kraharor me një mjet të fortë. Ai vuan prej vitesh nga sëmundja e sklerozës, për të cilën edhe mjekohet në vazhdimësi. Ky fakt e bën atë që të mos japë informacione për ngjarjen në të cilën është përfshirë dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Edhe prindërit e tij nuk kanë dijeni mbi autorësinë e ngjarjes, gjë që e ka vështirësuar zbardhjen e kësaj plagosjeje.
#