Zihen femijet, vriten baballaret
Artan Cena
TIRANE - Nuk kane kaluar shume ore dhe policia ka vene ne pranga, personin i cili dyshohet se ka vrare me 4 plumba 38-vjecarin Shpetim Xhelollari. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet e policise se kryeqytetit, qe thane se kane arrestuar si te dyshuar per vrasjen, 42-vjecarin Shpetim Aliu, qe eshte fqinj i viktimes. Kane qene deshmite e marra nga familjaret e viktimes, qe kane cuar policine ne zbardhjen e kesaj ngjarjeje. Nga hetimet paraprake te policise se kryeqytetit eshte mesuar se, motivi kryesor i kesaj ngjarjeje, dyshohet te jete per motive te dobeta. Sipas policise, viktima dhe autori jane konfliktuar rreth 6 muaj me pare, per grindjen e herepashershme te femijeve te tyre minoren. E per kete, ora 19:10 e dy diteve me pare ka qene fatale per 38-vjecarin me origjine nga Korca, pasi ka humbur jeten.
Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur se, Shpetim Aliu eshte vene ne pranga ne shtepine e tij. Ka qene ora rreth 01:00 e mengjesit te djeshem, kur forcat e policise kane rrethuar banesen e 42-vjecarit (fqinj i viktimes) dhe kane nderhyre me qellim venien e tij ne pranga. Ne operacion kane marre pjese forca te shumta te sektorit te Vrasjeve ne Policine e Tiranes, si dhe ato te Komisariatit numer 2, qe kane dhe zonen nen administrim. Sic mesohet, gjate marrjes ne pyetje, Aliu ka heshtur dhe nuk ka pranuar akuzat e ngritura nga uniformat blu te kryeqytetit. Sipas te dhenave, ai nuk ka pranuar qe te kete qene personi qe ka qelluar me arme ndaj 38-vjecarit, Shpetim Xhelollari.
Nderkaq qe Policia e Korces, ka dhene informacione ne lidhje me viktimen Shpetim Xhelollari. Drejtoria e Policise se Korces ka bere te ditur se, per 38-vjecarin nuk ka asnje informacion, per faktin se ai nuk ka jetuar gjate ne kete qytet. Sipas drejtorit te Policise se Korces, Emri Vata, nga te dhenat e siguruara eshte mesuar se, familja Xhelollari eshte larguar nga fshati i tyre, Gjergjevice prej shume vitesh, dhe ne ate kohe Shpetim Xhelollari ka qene vetem 12 vjec. Prej asaj kohe ne Drejtorine e Policise se Korces si dhe ne pushtetin vendor, nuk ka asgje te regjistruar. Xhelollari ka qene emigrant ne Greqi, prej vitesh.