E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau ne 97-en, krimi zbulohet pas ekzekutimit te te vellait

BURREL - Jeta ne arrati pas ekzekutimit te bujshem, nuk ka zgjatur me shume se 12 vjet per nje te dyshuar. Policia e Burrelit arrestoi pas disa muajsh hetime e pergjime, ne bashkepunim me prokurorine, 33-vjecarin Vladimir Ibrahimi, banues ne lagjen "Partizani" te ketij qyteti. I denuari edhe per krime te tjera, eshte kapur pas operacionit te koduar "Plaga e vjeter", duke iu referuar dosjes se mbyllur te vrasjes misterioze ne vitin 1997 te Genci Barcit. Aksioni eshte ndermarre oret e para te mengjesit te djeshem. "Rreth ores 00:30, u be ndalimi i Vladimir Ibrahimit, i denuar me pare per tentative vrasje", thane burime zyrtare. Akuzat e ngritura ndaj 33-vjecarit, jane ato te "vrasjes me paramendim" dhe "armembajtjes pa leje". Ne baze te hetimeve te kryera, ka rezultuar se Ibrahimi eshte autori i ekzekutimit me arme, me 10 nentor 1997, ora 19:00 ne lagjen "Drita" te qytetit te Burrelit, te Genci Barcit. "Zbulimi dhe dokumentimi i kesaj ngjarjeje, u be i mundur si rezultat i perdorimit te metodave speciale te hetimit", thane zyrtare te Prokurorise se Matit, qe leshuan edhe urdher-arrestin ndaj te dyshuarit. Hetimet kishin nisur ne fillim te ketij viti, ku ekspertet kishin rivleresuar dosjen e mbyllur, duke marre deshmite e familjareve te viktimes dhe personave te tjere. Per shkak te trazirave dhe mos ekzistences se shtetit, per vrasjen nuk ishin siguruar prova materiale. Ngjarja mendohet te kete ardhur pas vrasjes se vellait, te te dyshuarit disa muaj me pare ne kete qytet, per te cilen po vijojne ende hetimet.

Dy krimet

Prokuroria e Matit konfirmoi hetimet e nisura edhe per dy krime te vjetra, te ndodhura me shume se 10 vjet me pare, dosjet e te cilave figurojne te mbyllura. Behet fjale per nje vrasje dhe grabitje me arme, por nuk jepen detaje per shkak te sekretit hetimor. Ne kete zone gjate viteve 97-98, kane ndodhur 150 krime te renda.

A.Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›