Shqiptarja vdes me fyt te prere
FOXHIA - Nje e re shqiptare eshte gjetur e vrare brutalisht nga nje person identiteti i te cilit nuk dihet ende. Mediat italiane bejne te ditur se, vajza eshte gjendur me fyt te prere ne banese. Sipas te dhenave te para, e reja eshte identifikuar si Aruska Sedana, disa ore pas gjetjes se trupit. Nga te dhenat mesohet se, ka qene personi me te cilin e reja shqiptare bashkejetonte qe e ka gjetur trupin e pajete te saj, i cili menjehere i alarmuar ka lajmeruar policine. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te shumta policie te komisariatit te Cerinjolas, te cilat po merrem me zbardhjen e metejshme te kesaj vrasjeje brutale, si dhe identifikimin e gjetjen e autorit. Deri me tani nuk eshte gjetur asnje person qe mund te kete dijeni per kete ngjarje. Policia nderkohe qe ka marre ne pyetje fqinjet e se rese, te cileve iu ka kerkuar te dhena, ne lidhje me personat qe kane levizur.