I apelon lindjes

Presidenti Fatmir Sejdiu ka shfrytëzuar Forumin Ekonomik Islamik, që po mbahet në Kuala Lumpur të Malajzisë, për të ftuar shtetet islamike që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Shefi i Shtetit, i cili po qëndron në Malajzi me ftesë të Kryeministrit të këtij vendi Dato’ Sri Najib Tun Abdul Razak, të mërkurën ka mbajtur një fjalim në Forumin Ekonomik Islamik Ndërkombëtar. Ai ka folur gjatë për të kaluarën e Kosovës, për shpalljen e pavarësisë dhe për zhvillimin ekonomik të shtetit të ri.
“Gjatë kësaj periudhe mbi dyvjeçare të funksionimit të saj si shtet sovran dhe demokratik, Republika e Kosovës është dëshmuar si një faktor i rëndësishëm i paqes, i stabilitetit dhe i prosperitetit në rajon”, tha Sejdiu.
“Deri më sot, pavarësia e Kosovës është njohur nga 68 vende demokratike anekënd globit dhe ky proces i njohjeve po vazhdon dhe ne presim njohje të reja në të ardhmen”, shtoi ai.
Presidenti tha se Kosova ka nevojë për përkrahje ndërkombëtare.
“Kjo konferencë e rëndësishme është një rast i mirë që t'ju bëj thirrje vendeve tuaja dhe bizneseve që ju përfaqësoni për të investuar në Kosovë, ku mundësitë për afarizëm të suksesshëm janë të shumta”.
“Unë ju ftoj edhe një herë, sidomos juve pjesëmarrës të nderuar që vini nga vendet që nuk e kanë njohur ende Republikën e Kosovës, që ta bëni sa më parë këtë. Duke e njohur pavarësinë e Kosovës, ju jo vetëm që do të mbështesni një të drejtë legjitime të popullit të Kosovës që të jetojë i lirë, por do ta ndihmonit drejtpërdrejt stabilitetin e rajonit tonë”, tha Presidenti i Kosovës.
Sipas tij, e drejta është në anën e Kosovës.
“Kosova është pavarësuar nga një shtet që më nuk ekziston, nga ish-Federata e Jugosllavisë, e cila është shpërbërë pas luftërave tragjike që shkaktoi Serbia e Millosheviqit. Kosova ka qenë element konstituiv i kësaj federate shumëkombëshe. Tashmë shtatë shtete të pavarura janë krijuar në gërmadhat e kësaj federate dhe Kosova është njëri nga këto shtete, përfundoi Presidenti i Kosovës”, tha ai.
Gjatë ditës, Presidenti ka zhvilluar disa takime të rëndësishme. Fillimisht ai u takua me Presidentin e Maldiveve, Mohamed Nasheed, vend ky që tashmë e ka njohur Deklaratën e Pavarësisë.
“Presidenti i Maldiveve, Mohamed Nasheed e siguroi Presidentin Sejdiu se do të vazhdojë të angazhohet për njohjen e Kosovës, sidomos nga vendet e Konferencës Islamike dhe nga vendet e tjera me të cilat Maldivet kanë raporte më të ngushta”, thuhet në një komunikatë për media të Presidencës.
Presidenti Sejdiu ka takuar edhe Sulltanin Hassanal Bolkiah, Sovran i Bruneit.
“Kosova është njohur nga 68 vende anekënd botës dhe ne, madhëria Juaj, presim që sa më shpejt që të jetë e mundur ta merrni në konsideratë kërkesën tonë për njohjen e Republikës së Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu, në këtë takim.
“Pasi e falënderoi Presidentin Sejdiu për informacionet e hollësishme, Sulltani Hassanal Bolkiah shprehu dëshirën e tij që Kosova dhe populli i saj të kenë një ardhme më të ndritur dhe një zhvillim sa më të suksesshëm”, thuhet në një komunikatë të Presidencës së Kosovës.