Përfituesit e pensioneve maksimale
20/05/2010 Vendim qeverie
Qeveria ka vendosur dhënien e pensioneve të posaçme shtetëror disa personaliteteve. Vendimi i marrë dje në mbledhje të qeverisë, në mbështetje Kushtetutës dhe ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit Sali Berisha, i jepet shtesë pensioni të posaçëm shtetëror Sadete Bishanakut, Shpresa Vretos, Liljana Cingut, në masën e pensionit maksimal, Rudina Prodas, në masën e dyfishit të pensionit maksimal. Në listën që përfitojnë këtë pension është edhe Myslim Islami, në masën e pensionit maksimal, Mexhit Haxhiu, në masën e pensionit maksimal, Bexhet Shehu, në masën e pensionit maksimal. Sipas vendimit të miratuar nga qeveria, shuma e pensionit i takon këtyre personaliteteve, plus këtë shtesë të mos e kalojë dyfishin e pensionit maksimal. Këshilli i Ministrave vendosi pension maksimal nga qeveria përfitojnë edhe Hamdi Petrela, Arjan Miluka, Zija Çela, Gazmend Velçani. Vendimi i qeverisë thekson se vendimi hyn në fuqi menjëherë.
Pension i posaçëm
Qeveria përcakton pensionet e larta
Lista e personave që do të marrin pension maksima, sipas vendimit të qeverisë, përfshin edhe Llazaraq Serbo, në masën e pensionit maksimal, Alfons Balliçi, në masën e pensionit maksimal, Ahmet Golemi, në masën e pensionit maksimal. Por, sipas vendimit të marrë në mbledhjen e ditës së djeshme të Këshillit të Ministrave, shuma e pensionit që i takon sipas ligjit, plus shtesën në fjalë, nuk duhet të kalojë dyfishin e pensionit maksimal. Qeveria ndërmori këtë hap në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit të miratuar më datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit Berisha. Në vendimin që hyn në fuqi menjëherë, janë përfshirë personalitete të fushave të ndryshme. Pensione maksimale përfitojnë artistë, ish-sportistë dhe mjekë. Qeveria, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve që rrjedhin prej saj, ka të drejtën për të propozuar dhe vendosur rritje të pensioneve dhe dhënien e pensioneve maksimale.