E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron ministren Bregu

20/05/2010 Ditëlindja

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ditën e djeshme ka marrë drejtpërdrejt nga kryeministri Sali Berisha urimet për ditëlindjen. Gjatë mbledhjes së qeverisë shefi i ekzekutivit është treguar xhentil, duke treguar se nuk harron ditëlindjen e një ndër bashkëpunëtoreve të tij më të ngushta. Ai ka përfituar nga rasti dhe ka uruar në mënyrë të veçantë ministren e tij të vetme, edhe pse nuk e ka për zakon, duke cituar vargje të një shkrimtari me famë botërore. “Në mendje më erdhën vargjet e Shekspirit: Lulja lules i thotë lamtumirë”, - deklaroi ai. Ky urim krijoi një situatë humori në sallën ku zhvillohen mbledhjet e Këshillit të Ministrave. Të gjithë të pranishmit: ministra, stafi i kryeministrit dhe gazetarë, qeshën me këtë urim. Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se i kishte sjellë edhe një tufë me lule ministres së Integrimit. “Nuk më keni dëgjuar këtu të flas ndonjëherë për ditëlindjet tuaja, pasi ato janë pa konsekuencë. Sa më të gjatë lumturinë e majit. Majlinda, erdha me një tufë me lule dhe ia lash oficerit, nuk e futa brenda”, - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›