I arrestuari harrohet prej pesë vitesh në burg pa vendim
Ermir Dobjani: Alibeaj duhet të vërë para përgjegjësisë penale ata që e neglizhuan këtë rast
Laureta Rryçi
Tiranë - Prek Gjelaj, edhe pse i padënuar asnjëherë, qëndron në ambientet e veçimit në Burgun e Lezhës që nga muaji gusht i vitit 2004. I lënë në kushte higjienike degraduese, Gjelaj duket se është harruar jo vetëm nga autoritetet e burgut, por edhe nga shumë institucione të tjera shtetërore. Historia e Gjelajt do të vazhdonte të ishte e harruar si ai vetë nëse rastësisht një nga komisionerët nuk do ta kishte vënë re teksa bënin inspektimin e radhës. Komisionerët e Avokatit të Popullit, pasi kanë mësuar të gjithë historinë, i kanë raportuar menjëherë eprorit të tyre se të drejtat e një qytetari shqiptar shkelen prej katër vitesh nga Gjykata, Prokuroria, Mjekësia Ligjore e shumë institucione të tjera. Dobjani, i alarmuar për këtë rast, ka përpiluar menjëherë një raport special për ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, duke e njohur me skandalin në fjalë.
Rekomandimi
Sipas Avokatit të Popullit, me gjithë përpjekjet e përbashkëta institucionale, konstaton se akoma ka raste mosveprimi, veprime arbitrare dhe dhunë verbale, të cilat vijojnë të zënë një vend jo të vogël në denoncimet e të paraburgosurve apo të dënuarve pranë zyrës së tij. “Gjatë një vizite që përfaqësues të Avokatit të Popullit kryen në Burgun e Shënkollit Lezhë, në ambientet e veçimit të këtij burgu u ndeshën me një rast flagrant të mosveprimit të organeve shtetërore dhe trajtimit poshtërues dhe degradues ndaj një të burgosuri të sëmurë mendor”, -shkruhet në rekomandimin e Dobjanit. Sipas këtij të fundit, Prek Gjelaj mbahej në ambientet e veçimit në gjendje të rëndë të shëndetit mendor, në kushte higjienike degraduese dhe i padënuar që nga muaji gusht i vitit 2004. Kjo datë përkonte me arrestimin e tij sipas Urdhrit Nr. 334, dt. 26.07.2004 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Sipas informacionit të administruar nga dosja e tij penale rezulton se ndaj Prek Gjelajt, sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër Nr. 234, dt. 28.08.2003, është marrë vendim për caktim mase sigurimi “arrest me burg”. Ky vendim është ekzekutuar në gusht të vitit 2004 pasi personi ishte shpallur në kërkim, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “vrasjes” dhe “armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga Neni 78, 278/2 të Kodit Penal dhe pas arrestimit dërgohet në ambientet e paraburgimit.
Harresa
Gjatë viteve në vazhdim Gjykata e Shkallës Parë Shkodër ka shtyrë caktimin e dënimit dhe ka urdhëruar me vendim të ndërmjetëm kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore në lidhje me personin në fjalë. Gjatë kohës së qëndrimit dhe ekzaminimit në Spitalin e Burgut nga data 20.09.2006 deri më datë 07.10.2006, ky person është diagnostikuar me skizofreni dhe çrregullime të rënda të shëndetit mendor. Gjatë shtrimeve në spital, pacienti, sipas specialistëve mjekë psikiatër dr. Fatbardha Myslimaj dhe dr. Latif Fjolla, paraqitet me frenim psiko-motor, anozognozi dhe përshkruhet se nuk e jeton fare situatën në të cilën ndodhet. Edhe pas këtyre diagnostikimeve është konstatuar që ky pacient është dërguar përsëri në dhomën e tij të veçimit në Bburgun e Shënkollit Lezhë. Ekspertët e Avokatit të Popullit, në raportin e tyre për rastin në fjalë, kanë shkruar se në kontaktin e parë që patën me Gjelajn mbetën të befasuar nga rrethanat degraduese të ambientit dhe gjendjes së të paraburgosurit. Megjithatë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, përsëri me vendim të ndërmjetëm të datës 23.04.2008, ka vendosur: Kryerjen e riekspertimit psikiatrik-ligjor për të pandehurin Prek Gjelaj dhe shtrimin e tij në Qendrën Spitalore të Burgjeve. Në dosjen personale të të pandehurit u konstatua dokumenti i fundit i kësaj çështjeje ku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i drejtohet Institutit të Mjekësisë Ligjore duke e vënë në dijeni se si rezultat i mosveprimit nga ana e tyre për të kthyer përgjigje apo për të sjellë pranë gjykatës aktin e ekspertimit, seanca e radhës shtyhet në dt. 27.06.2008. Sipas dokumenteve të administruara nga dosja rezulton që ky person është lënë totalisht jashtë trajtimit ligjor institucional dhe në kushte degraduese dhe të papërshtatshme për sëmundjen e tij.
Konstatimi i Avokatit të Popullit
1. Humbje të afateve të gjykimit, personi mbahet në burg 4,5 vjet i padënuar
2. I sëmuri mendor mbahet i izoluar në ambiente të veçimit për një kohë të gjatë në kushte degraduese higjiene dhe moskujdesi shëndetësor
3. Institucionet përgjegjëse nuk ekzekutojnë në kohë urdhrat e gjykatës për shtrimin e personit në QSB Tiranë
4. Janë anashkaluar standardet e Konventës së Parandalimit të Torturës ku Shqipëria e ka bërë atë pjesë të legjislacionit të saj
Rekomandimi
Marrjen e masave të menjëhershme për trajtimin ligjor të të sëmurit mendor Prek Gjelaj, i cili mbahet padrejtësisht dhe në kushte të papërshtatshme në IEPV Shënkoll Lezhë dhe transferimin e tij në Qendrën Spitalore të Burgjeve
Analizimin me objektivitet të neglizhencës dhe mosveprimeve të kryera në këtë rast nga institucionet përkatëse dhe të nxirren përgjegjësitë e tyre konkrete disiplinore apo penale
Boc
Rekomandimet e mëparshme
Avokati i Popullit, në vazhdimësi, e ka konsideruar shkelje flagrante të të drejtave të njeriut mbajtjen e të sëmurëve mendorë në burgje kur ndaj tyre gjykatat kanë vendosur mjekimin e detyruar në një qendër spitalore civile të specializuar apo trajtim të përkohshëm dhe ekzaminim në Qendrën Spitalore të Burgjeve Tiranë. Për këtë problem, Avokati i Popullit ka kërkuar pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë me anë të Rekomandimit Nr. K4/B3-2 Prot. dt. 04.02.2009 që të merreshin masa urgjente për sistemimin e tyre në Institutin e Psikiatrisë Ligjore në Durrës.
15 Korrik 2009