I bashkojnë forcat
Prodhuesi gjerman i automobilave “Daimler” dhe konkurrenti i tij francez “Renault” mendojnë t`i bashkojnë forcat për prodhimin e modeleve të reja në Slloveni.
Versionet e reja të modeleve “Smart” të “Daimler”-it dhe të “Twingo”-s së “Renault"-it, do të mund të prodhoheshin në një linjë prodhuese në qytetin slloven Novo Mesto, ku tashmë prodhohen disa modele të "Renault"-it, shkruan edicioni gjerman i gazetës “Financial Times”.
Dy kompanitë e mëdha me projektin e përbashkët duan t`i zvogëlojnë shpenzimet për prodhimin e automobilave të vegjël.