E Shtunë, 31 Tetor 2026

I bastisin shtëpinë emigrantit nga Anglia

Autori i Lajmit: red.
Persona të armatosur kanë braktisur shtëpinë e një emigranti në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së kaluar në banesën e shtetasit, Gëzim Allarajt në fshatin Shishtavec, ku janë vjedhur paratë që i kishte sjellë djali i tyre nga Anglia, i cili ndodhet prej vitesh në emigracion. Familjes i janë vjedhur 10400 paund, 80 euro e 13 mijë lekë. Në vendngjarje ka shkuar grupi i ekspertëve të policisë së rrethit, ku ka marrë gjurmët e lëna në banesë, me të cilat synohet të identifikohen vjedhësit.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›