E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, aparatura dixhitale për përgjimet

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Policia shqiptare dixhitalizon metodat përgjimit. Prioritet në këtë fushë i është dhënë sektorit të luftës kundër krimit ekonomik dhe pastrimit të parave.
Por, dixhitalizimi i kësaj strukture është realizuar falë një ndihme të ambasadës italiane. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se dje kanë marrë në dorëzim aparatura për përgjimin e elementeve kriminalë. Ndërkohë që, vlera monetare e pajisjeve arrin në 995 mijë dollarë, e financuar nga Ministria e jashtme italiane. Në ceremoninë e dorëzimit të tyre morën pjesë ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi dhe ambasadori italian në Tiranë, Saba d Elia.
Aparaturat
Pajisje për sistemin e përgjimeve dhe mjete të tjera dhuroi qeveria italiane në kuadër të projektit për forcimin e kontrollit kufitar dhe drejtësinë penale në luftë kundër trafiqeve ilegale dhe krimit të organizuar. Vlera prej 995 mijë dollarë, u financua nga Ministria e Jashtme italiane. Ndërkohë, projekti pritet të sjellë përmirësimin e kapaciteve profesionale të policisë shqiptare për fushën e pastrimit të parave. Teknologjia do të jetë në dispozicion të strukturave të specializuara të policisë shqiptare. Në një komunikatë për shtyp Policia e Shtetit bën të ditur se dje u zhvillua ceremonia e dorëzimit të pajisjeve përgjuese, dhuratë për Drejtorinë e Krimit Financiar dhe Pastrimit të Parave, si dhe 12 transportues për qentë e kufirit, dhuratë për Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Drjetori i Policisë
Në fjalën e tij, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Prençi theksoi se zyra e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, nëpërmjet Zyrës së saj në Tiranë, që prej vitit 1998 ka asistuar strukturat e Policisë së Shtetit, që merren me luftën kundër krimit të organizuar dhe në mënyrë të veçantë, strukturat e luftës kundër drogës. Sipas tij, kjo asistencë nuk është përqendruar vetëm në strukturat e Policisë së Shtetit, por edhe në shërbimin doganor, me objektiv forcimin e kapaciteteve antidrogë në vendin tonë.
Ministri i Brendshëm
Ndërkohë që, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, falenderoi qeverinë italiane për bashkëpunimin si dhe financimin që ka bërë në këtë projekt, i cili pritet të rrisë rerzultatet e punës së policisë së shtetit sin ë Luftën ndaj trafiqeve të paligjshme ashtu edhe ndaj krimit ekonomik financiar.

Ky lajm është publikuar: 29/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›