I bie pllaka e ballkonit, vdes punëtori
DURRES - Një aksident në punë i ka marrë jetën një 44-vjeçari, i cili punonte murator në një kantier ndërtimi tek vendi i quajtur “Rrota e Kuqe” në plazh. Fatmir Ymeri me banim në Durrës, po merrej me rregullimin e një objekti, kur një pllakë mermeri është shkëputur nga lartësia e objektit duke i rënë mbi kokë. Goditja ka qenë e fuqishme duke mos i dhënë muratorit asnjë shans mbijetese. Për ngjarjen, burimet policore saktësuan se është duke u marrë në pyetje V. Xheli, ndërtuesi që administronte këtë kantier. Shkak për aksidentin sipas grupit hetimor është bërë mungesa e kushteve teknike. Mësohet se pllaka e mermertë, e cila nuk ishte fiksuar mirë ka rënë nga një ballkon i lartë drejtpërsëdrejti mbi kokën dhe shpatullën e të ndjerit. Punimet në kantier janë ndërprerë derisa policia të zbardhë krejtësisht mekanizmin e aksidentit me pasojë vdekjen. o.u