E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femija 2 dite i humbur, gjendet i mbytur

BERAT- Dy dite i humbur dhe gjendet i mbytur ne rrjedhen e lumit Seman femija 11-vjecar nga fshati Poshnje i Beratit. Dhimbja ka pushtuar dje familjen e nxenesit te klases se peste, pasi palombaret e RENEA-s gjeten pak metra nga vendi ku ishte zhytur per t'u lare, trupin e Gjergj Kalemasit. Prinderit e denoncuan te humbur prej pasdites se enjte ne Komisariatin e Beratit, kurse kerkimet perfunduan pasditen e djeshme, 24 ore pas ngjarjes. Ekspertet konfirmuan se ne trup nuk kishte shenja dhune dhe vdekja ka ardhur si pasoje e asfiksise se shkaktuar nga uji i lumit.
Sipas rrefimeve te familjareve dhe te shokeve te 11-vjecarit, pasditen e se enjtes Gjergji kishte dale nga banesa, pa u thene gje dhe ka shkuar afer lumit Seman, ne Uren e Kucit, bashkohet me rrjedhen e lumit Osum. Te shqetesuar per vonesen, prinderit kerkuan ndihmen policore. Mengjesin e dites se djeshme, u konfirmua se rrobat e te miturit ishin gjetur poshte Ures se Kucit, aty ku ndahet rrethi i Beratit me te Lushnjes. Ky vend njihej si i preferuar nga te gjithe femijet dhe te rinjte, per t'u lare gjate sezonit veror. Pikerisht ne kete zone, palombaret e ardhur nga Tirana kane kryer disa ore zhytje te panderprera, derisa gjeten pak metra me poshte ne fshatin Kallm, trupin e te humburit. Grupi hetimor ka dyshuar qe ne fillim per mbytjen e femijes, pasi sipas deshmive te mbledhura, ishte mesuar se Gjergj Kalemasi kishte shkuar drejt bregut te lumit per t'u lare. Gjithsesi hetimet nuk kane mbaruar deri ne perfundim dhe zbardhje te plote te rrethanave e shkaqeve. Ne kerkimet per gjetjen e femijes kane ndihmuar edhe banore te fshatrave te Beratit dhe Fierit, pergjate rrjedhes se lumit Seman. Policia tha se rrjedha e lumit kishte rrembyer 11-vjecarin, i cili fatkeqesisht ka humbur jeten, kurse trupi ka dale afer fshatit Kallm. Sipas hetuesve, femija ka ecur per disa kilometra per te mberritur deri ne vendin ku dhe laheshin te tjeret, por fakti se ne breg jane gjetur rrobat, flet per nje ngjarje aksidentale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›