E Shtunë, 31 Tetor 2026

I blejnë borxhet

Përfaqësues të qeverisë franceze dhe gjermane po shqyrtojnë një plan në vlerë prej 30 miliardë eurosh për shpëtimin e Greqisë nga kriza, në të cilën hyri ky vend anëtar i eurozonës.

Pakoja e masave nënkupton blerjen e borxhit grek nga ana e institucionit francez dhe gjerman, kryesisht banka në pronësi shtetërore.

Plani i tillë duhej të aprovohej nga presidenti francez, Nikola Sarkozy dhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të cilët kërkuan kohë për të menduar. Këto mjete i nevojiten Greqisë për t’i paguar borxhet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›