I dashuri i bën Hilton-it dhuratë një qen 10 mijë dollarë
Pas pushimeve në Karaibe, trashëgimtarja e hoteleve “Hilton”, Paris Hilton, ka marrë nga i dashuri një dhuratë tepër të shtrenjtë. Bëhet fjalë për një qen, i cili ka kushtuar 10 mijë dollarë. Dag Reinhardt e ka surprizuar të dashurën e tij me qenushin e blerë në Japoni. Paris Hilton duket se e harroi dhimbjen e dashurisë së shkuar dhe tani ka një të dashur të ri me të cilin ndihet mjaft e lumtur. E ftuar në programin televiziv të Elen Degeneres, Hilton nuk pranoi të hynte në detaje të tilla, si çmimi i dhuratës, por vetëm e përmendi si fakt. “Më bleu një qen, më i këndshmi që kam parë deri sot”. Por ka një problem, pasi këlyshët e tjerë të Hilton nuk e kanë pritur mirë të sapoardhurin. Paris dhe i dashuri kanë kaluar disa ditë pushime në Hauai. “Ia kaluam mirë, ishte një udhëtim qetësues dhe romantik. Pamë gjithçka kishte nën ujë”, - tha Paris. Ajo tashmë i është kthyer punës me regjistrimin e episodit të parë të sezonit të dytë të “My New BFF”.
16 Mars 2009