E Diel, 1 Nëntor 2026

Liverpuli shkatërron Mançesterin



I frymëzuar nga fitorja 4-0 me Realin e Madridit në Ligën e Kampioneve, Liverpuli regjistroi një fitore tjetër madhështore 4-1 në “Old Traford” me Mançester Junaitid në kampionatin anglez, duke rihapur luftën për titull në Premier Ligë.
Edhe Arsenalit, kualifikimi në Ligën e Kampioneve, duket se i ka bërë shumë mirë. “Topçinjtë” e drejtuar nga Arsen Vengeri fituan 4-0 me Bllekbërnin. Fitore në transfertë arritën Fulhami me Boltonin 3-1 dhe Uigain me Sandërlendin 2-1. Evertoni fitoi në shtëpi 3-1 me Stok Sitin. Hull e Njukasëll u ndanë në barazim 1-1, e me të njëjtin rezultat u ndanë dhe Midëllsbrou e Portsmuthi.
Në Bundesligën gjemane, Herta vazhdoi kryesimin pasi fitoi në shtëpi 1-0 me Bajer Leverkuzenit. Bajerni fitoi në transfertë 3-0 me Bokumin. Einrahti i Frankfurtit barazoi 1-1 me Hofenheimin. Këlni humbi 4-2 me Mënshengledbahut. Hanoveri barazoi 4-4 me Borusian e Dortmundin, Karlsruhe humbi 1-0 me Arminian e Bielfeldit.

16 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›