Në gjurmët e së shkuarës
Në ceremoninë e 100-vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe në Progonat të Kurveleshit të Sipërm, historianët dhe oratorët sollën fakte të pa publikuara më parë për historinë e mësimit të shqipes në këtë krahinë. Sipas historianëve, që në vitin 1790, misionarë arbëreshë të ardhur nga Italia e Jugut fshehtas autoriteteve pushtuese osmane u mësonin banorëve të Kurveleshit dhe Himarës gjuhën shqipe, duke përdorur si libër bazë "Doktrina e Krishterë" e Budit.
"Mirëpo, pavarësisht se nga kjo nismë cenoheshin interesat e pushtuesve osmanë, ajo që reagoi më pozitivisht pranë autoriteteve qendrore osmane ishte Patriarkana e Stambollit, që kërkoi masa ndëshkimore dhe që pas persekutimeve dhe ndëshkimeve të rrepta të administratës pushtuese turke u ndërpre mësimi i shqipes nga misionarët arbëresh", thekson ish-nxënësi i kësaj shkolle dhe organizator i veprimtarisë, Martin Cukalla. Këto mësime të para të shqipes janë zhvilluar nga misionarët arbëresh në mjediset e kishave të Progonatit dhe Himarës, ndërsa shkolla e parë shqipe në Progonat është çelur 100 vjet më parë në mjediset e xhamisë së këtij fshati. Gjithmonë sipas historisë së paraqitur gjatë kësaj ceremonie, patriotët dhe mësuesit e parë progonatas që kontribuuan në hapjen e kësaj shkolle ishin Shaqo Buxo, Arif Toto, Hajredin Qëndro, Cane Xhufi dhe Sheh Abazi. Abetaret e para u shtypën në Janinë dhe atdhetarë si Ismail Lesko Progonati i sponsorizuan dhe i dërguan disa ditë para celjes së shkollës në Progonat. Shkolla e parë nuk mund të hapej nëse nuk do të ishte themeluar paralelisht me të klubi patriotik "Arbëria", që shumë shpejt u kthye në një "engjëll" mbrojtës për shkollën e parë ku mësuan fëmijë të ardhur edhe nga Lekdushi, Gusmari, Rexhini dhe Nivica.
Vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqën deklarimet e bëra nga politikani dhe historiani Pëllumb Xhufi me prejardhje nga kjo trevë. Sipas Xhufit, Progonati është fshati i Progonit dhe emri Progon është autentik mesjetar shqiptar që shfaqet që në shekullin XI. Progon quhet në vitin 1190 princi i shtetit të Arbërit, i të parit formacion shtetëror mesjetar shqiptar që shtrihej në krahinat midis Mati dhe Shkumbinit dhe që kishte si kryeqendër Krujën.
Fise me prejardhje nga Progonati gjen sot jo vetëm në Himarë e Vuno, si Milot, Bollanot, Kasnecët dhe Dhimajt, por edhe në Frashtan e Lazarat, të cilat janë zhvendosur në kohë të ndryshme prej tij, theksoi Pëllumb Xhufi. Sipas kronikave të historianit osman Evlija Çelebiu, në vitin 1630, Progonati kishte rreth 160 shtëpi dhe ishte qendra e një krahine të tërë që përfshinte 80 fshatra të krahinës së Kurveleshit, Himarës, Kardhiqit, Rrëzomës dhe Borshit. "Me gjithë reaksionin e madh xhonturk dhe synimet aneksioniste të fqinjëve të Shqipërisë, shkolla shqipe e Progonatit nuk e ka ndërprerë për asnjë çast veprimtarinë e saj mësimore për 100 vjet me radhë, duke u kthyer në një vatër të dijes dhe diturisë së banorëve të kësaj zone", nënvizoi në përshëndetjen e tij ish-mësuesi i saj Daut Gumeni.
Në kuadër të këtij përvjetori u përurua edhe një memorial kushtuar patriotëve që çelën klubin "Arbëria" dhe shkollën e parë shqipe në Progonat.
Letrën përshëndetëse në emër të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, e përcolli te të pranishmit këshilltari i Presidencës Maksim Cikuli. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe deputeti i zonës dhe ish-mësues i shkollës së Progonatit, Gramoz Ruçi.