E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dehur përdhunonte të bijën, arrestohet

Policia arrestoi dje në mesditë babain e dyshuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me vajzën e tij


Ekspertimi mejko- ligjor provoi incestin e babait ndaj së bijës, veprim i kryer një vit më parë në shtëpinë e tyre


TIRANË- Akuzohet se përdhunoi të bijën 12 vjeçe, policia arreston babain një vit pas ngjares, pas denoncimit të nënës së dhunuar në polici. Pas gati një viti hetimi, policia e kryeqytetit arrestoi Genci Mullaymerin, të dyshuarin për përdhunimin e bijës së tij, aktualisht dhjetë vjeçe.


Lajmi u bë i ditur dje zyrtarisht nga policia e kryeqytetit, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, sipas të cilit Mullaymeri, 39 vjeç, banues në fshatin Vaqarr të Tiranës, u arrestua dje në Kombinat, për kryerje të mardhënieve seksuale në gjini.


Policia pretendon se ka provuar se babai i prangosur, ka kryer marrëdhënie seksuale apo veprime të turpshme me vajzën e tij të mitur, kur ajo ishte 11 vjeçe. Burime të policisë së kryeqytetit, pohuan se denoncimi është kryer nga bashëshortja e të arrestuarit, e cila kishte përfunduar pak muaj më parë në spital nga veprimet e dhunshme të të shoqit.


Madje sipas burimeve të policisë, më parë për bashkëshorten e Mullaymerit, nga seksioni i dhunës në familje ishte lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje, për shkak të veprimeve të bashkëshortit Genci.


Sipas hetuesve ky i fundit, në mënyrë të herë pas hershme nën efektin e alkoolit, ushtronte dhunë ndaj saj, e nën efektin e alkoolit mendohet se ka kryer edhe veprimin e rëndë ndaj së bijës. Ngjarja ka ndodhur më tepër se një vit më parë, por burimet e policisë pohuan se ata nuk kishin prova për arrestimin e të dyshuarit.


Gruaja e Mullaymerit, për shkak të dhunës së bashkëshortit në muajin prill të këtij viti ka përfunduar në spital me plagë të rënda në trup, ku edhe është marrë në pyetje nga oficerët e seksionit përkatës të policisë së kryeqytetit. Gjatë këtij deklarimi gruaja ka dhënë edhe deklarimin e saj sa i përket dhunimit të së bijës për të cilin policia dyshonte prej kohësh.


Pas deklarimit, të mësipërm, policia e Tiranës, shoqëroi Genci Mullaymerin në ambientete e saj., por në pritje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, ai u la i lirë dhe në këtë situatë ai është hetuar nga policia. Përfundimi i aktit të ekspertimit mjeko- ligjor, konfirmoi abuzimin me të miturën nga i ati.


Pas këtyre rezultateve, Prokuroria e Tiranës, lëshoi urdhrin e arrestit ndaj 39- vjeçarit me banim në Vaqarr, ndërsa seksioni i Hetimit të Krimeve Seksuale, arrestoi Mullaymerin. Ajo vazhdimisht ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj saj, dhe për këtë bashkëshorti është shoqëruar në disa raste në polici. Policia e Tiranës do të vazhdojë hetimet ndaj të arrestuarit, ndërkohë që janë marrë në pyetje edhe familjarët e tij.


Bashkëshortja:
Dërgova vajzën për vizitë sepse dyshova tek im shoq


Familja Mullaymeri jeton në Vaqarr, në periferi të Tiranës. Në familjen e të arrestuarit jeton vetëm bashkëshortja me tre fëmijët. Sipas S. Myllaymerit, bashkëshorti i saj veprimet për të cilat akuzohet i ka kryer në gjendje të dehur.


Ajo tregon së abuzimi ndaj vajzës ka ndodhur që në mars të vitit 2009, ku e dëmtuara ka qenë 9-vjeçe. Por pas kërcënimeve të shumta ajo ka nguruar që të bëjë denoncime në polici.


Ajo tregon se dhunën seksuale ndaj vajzës, e ka denoncuar në prill të këtij viti, pasi ka vajtuar në Spitalin Ushtarak e dhunuar nga 39- vjeçari që u arrestua dje. "Unë kam vajtur në spital më datë 9 prill të këtij viti pasi u dhunova nga Genci.


Aty gjatë marrjes në pyetje kam treguar para oficerëve të policisë se dyshoj që bashkëshorti ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj vajzës"- u shpreh dje bashkëshortja e të arrestuarit. Më pas ajo tregon se pas dyshimeve të saj e ka dërguar vajzën, për vizitë mjekësore, ku pas ekzaminimeve të mjekëve është provuar se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›