Protesta te vilat qeveritare, bllokohet rruga Vlorë-Sarandë
Konflikti që ekziston ndërmjet banorëve të zonës pranë vilave qeveritare në Ujin e Ftohtë dhe Gardës së Republikës është thelluar edhe më tej pasditen e djeshme. Ndërsa vijojnë punimet nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për ndërtimin e një gardhi rrethues, pronarët nuk kanë lejuar ecurinë e këtyre punimeve. Gjithçka ka nisur në momentin e betonimit të murit rrethues të vilave. Punëtorët e firmës janë sprapsur përballë protestave të banorëve, çka ka bërë që në zonë të zbarkojnë dhjetëra ushtarë të gardës dhe punonjës të policisë, me uniformë dhe civilë. Gati në mënyrë spontane është bërë bllokimi i aksit rrugor që lidh Vlorën me Sarandën. Banorët, që pretendojnë se janë pronarë të ligjshëm të tokës që po futet brenda rrethimit të vilave, janë vendosur në rrugë dhe për afro një orë kanë ndërprerë qarkullimin e automjeteve në këtë aks.
Në ndihmë kanë ardhur efektivë të qarkullimit rrugor, ndërsa kanë qenë rreth tetë efektivë të forcave speciale të gardës, të cilët kanë krijuar një gardh trupor përreth vendit ku po kryheshin punime dhe forcat e rendit, të cilat kanë qenë në mbështetje të Gardës së Republikës, kanë ndaluar afrimin e protestuesve pranë zonës.
Kanë qenë forcat e rendit ato që kanë shpërndarë më pas turmën me rreth 30 veta, duke hapur rrugën për automjetet. Sipas pronarëve, shteti po u zapton tokën padrejtësisht dhe për këtë arsye do ta vijojnë protestën deri në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë për situatën. Pronarët thanë se ndihen të dhunuar në pronën e tyre. "Shteti po na dhunon dita ditës. Jemi me dokumentacione të rregullta, por nuk funksionon shteti, ligji, e as mbahen parasysh vendimet e gjykatës", tha njëri prej tyre.
Banorët janë shprehur të vendosur për vijimin e protestave. Sipas tyre, po u dhunohet e drejta e pronës që u përket me ligj, çka duhet të mos i lërë indiferente strukturat, por të ndërhyhet në vendosjen e së drejtës.
Konflikti te vilat qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë ka nisur prej vitit të kaluar, kur është konkretizuar rrethimi i zonës pranë rezidencave, për t‘u njohur si zonë ushtarake. Gjatë muajit shtator të vitit 2008, në këtë vend kanë qëndruar për ditë të tëra patrulla policie, që bënin të mundur punën e firmës së kontraktuar për ndërtimin e një muri rrethues.
Nga brenda rezidencave nuk u bë asnjë prononcim, ndërsa ushtarët e gardës vijuan shërbimet në disa pika brenda zonës së vilave tek Ujë i Ftohtë.
Familjarët edhe atëherë pretenduan për dhunë të ushtruar ndaj tyre. Po kështu ata janë shprehur se nuk ka drejtësi dhe ligj, por shteti po funksionon sipas interesave, dhe jo bazës ligjore.