E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dehuri terrorizon me armë fshatin

LEZHE – I dehuri terrorizon fshatin me armë për disa orë. Gjon Përvathi, 40 vjeç ka qëlluar me armë mbrëmë në Manati të Lezhës, pas konsumit të një sasie të madhe alkooli.

Alarmi se bëhej fjalë për një person të armatosur ka çuar në vendngjarje forca të shumta policie. Për disa orë ata kanë negociuar me Përvathin, por tentativat e para kanë dështuar, për shkak të gjendjes së tij. Ndërkohë, familjarët e tij ishin nxjerrë jashtë shtëpisë, për të shmangur ndonjë pasojë për shkak të pijes. Gjatë kësaj kohe, në mënyrë të papërgjegjshme mësohet se ai ka qëlluar disa herë me armë automatike. Nisur nga fakti se ishte i armatosur dhe nuk dihej nëse mund të qëllonte ende ndaj forcave të policisë, ata kanë pritur derisa Përvathi të qetësohej disi për të ndërhyrë të neutralizimin e tij. Mësohet se 40-vjeçari nuk kishte precedent penalë. Ai njihej në fshat si konsumues i rregullt i alkoolit. Policia e ka akuzuar Përvathin për kundërshtim me dhunë të uniformave blu, prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe armëmbajtjes pa leje.                  r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›