Rrëzohet gjatë ndjekjes nga policia greke, vdes emigranti
MIRDITE – Rrëzohet gjatë ndjekjes nga policia greke, humb jetën 10 ditë më vonë emigranti nga Mirdita.
Sipas familjarëve të 28-vjeçarit Kastriot Dedaj nga fshati Malaj, lajmin për vdekjen e tij e kanë mësuar dy ditë më parë, pasi për më shumë se 1 javë ai kishte qëndruar në reanimacion, në spitalin e Janinës. Ngjarja sipas tyre ka ndodhur ndërsa Dedaj, bashkë me një grup klandestinësh tentonin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë, pranë Konispolit. Kur kanë hyrë në tokën greke, policët kufitarë i kanë pikasur dhe janë vënë në ndjekje të klandestinëve. Për t’u shpëtuar rojeve kufitare ata kanë nisur të vrapojnë, pa mundur të shohin terrenin se ku po shkonin. Sipas pohimit të personave që kanë qenë me Dedajn, të riatdhesuar tashmë, policia greke i ka ndjekur me shkopinj në duar dhe ata të tmerruar kanë tentuar të largohen. Por, papritur Kastrioti ka rrëshqitur në një hon, duke mbetur i plagosur në trup e kokë. Në këtë gjendje ai është transportuar nga policia greke drejt spitalit të Janinës, ku ka qëndruar në sallën e reanimacionit, në rrezik për jetën. Pas 8 ditësh në spital, 28-vjeçari nuk ka mundur që të shpëtojë nga vdekja, pasi plaga në kokë ka qenë e thellë. Dy ditë më parë ai ndërroi jetë, duke bërë që familja e tij në Malaj të Mirditës të hapë dyert e mortit. Mësohet nga familjarët se viktima kishte qenë i pajisur me dokumente të rregullta dhe jetonte prej 10 vitesh në shtetin fqinj. Sipas tyre, në momentin që ai kishte futur dokumentet për rinovim u detyrua të vinte në Shqipëri për një problem familjar. Për t’u kthyer në Greqi ka zgjedhur rrugën e malit, duke u shoqëruar dhe nga disa bashkëfshatarë të tij ilegalë. Pas vdekjes, vëllezërit e tij që janë në Greqi po përpiqen të mbarojnë proceduarat e sjelljes pranë familjes për t’u varrosur në fshatin e tij të lindjes. Familjarët kanë kontaktuar me ambasadorin tonë në Athinë, Vili Minarolli për të ndërhyrë në shpejtimin e procedurave të mbërritjes së trupit. Pritet që të mërkurën, trupi i pajetë i 28-vjeçarit të mbërrijë në atdhe. r.n