Rama: Protesta për të ndalur rrënimin ekonomik
Me nisjen e nje jave te re protestash, kryesocialisti Edi Rama i ben thirrje qytetareve te dalin ne sheshe per te shprehur revolten e tyre ndaj gjendjes se veshtire ekonomike. Protesta per te zbardhur krimin elektoral dhe per te ndalur rrenimin ekonomik, tha Rama ne thirrjen e tij.
“Protestat në çdo qytet, në çdo fshat do të vazhdojnë dhe do të përshkallëzohen, për të kulmuar në 30 prill e më tej. Protesta dhe vetëm protesta për të zbardhur krimin elektoral, për të ndalur rrënimin ekonomik dhe për të larguar një qeveri, e cila pikërisht se është e lidhur me atë krim që fshihet në kutitë e votimit e ka të pamundur të zgjidhë edhe krizat që pasojnë prej atij krimi dhe që kulmojnë me çka ndodh përditë në ekonominë e familjeve shqiptare” tha Rama.
Gjendja e veshtire ekonomike nis nga shtrenjtimi i ujit dhe energjise elektrike e deri ne nevojat me elementare te jeteses tha Rama ne fjalen e tij.
“Për qytetarët e Tiranës, fatura mujore e ujit ka arritur vlerat 30 mijë lekë të vjetra, jashtë çdo mundësie logjike për t’u përballuar nga shumica dërrmuese e familjeve të kryeqytetit. Energjia elektrike raportohet nga qeveria të jetë shtrenjtuar 8- 9% në tre muajt e fundit” tha Rama.
Socialistet nuk do te ndalen ne protesten e tyre e te madhe qe nis ne 30 prill ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" theksoi Edi Rama duke paralajmeruar nje proteste maratone ne fund te ketij muaji.
Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e hënë , 12 prill 2010 ) < I mëparshmi