Shqiptarët, në vjeshtë pa viza në BE. Frattini: Vendimi më 2 qershor
Liberalizim vizash brenda vjeshtës drejt zonës shengen dhe status kandidat brenda vitit. Ky ka qenë premtimi i ministrit të jashtëm italian Franko Fratini i cili nga konferenca me homologun Meta njoftoi lobimin e madh italian për të arritur këto dy objektiva.
“Italia do te punojë fort në Europë që përgjigjia pozitive për statusin te merret brenda ketij viti. Nje perspektive me afate kohore me te shkurtra eshte ajo qe i perket liberalizimit te vizave.
Komisioni europian ka shqyrtuar hapat e Shqiperisë. Objektivi yne politik eshte marrja e nje vendim pozitiv nga Komisioni Europian për liberalizim deri në fund të majit. Etapa e dytë është shpallja e liberalizimit te vizave ne samitin e Sarajeves ne 2 qershor. Keshilli i ministrave te Jashtem te KE mund te marre nje vendim formal para pushimeve te veres per te mundesuar qe shtetasit e shqiperise dhe bosnjes ne vejshte pa pasur nevoje per viza. Jane synime te arritshme dhe do te duhet nje vullnet i madh politik I BE që do përkrahet nga Italia” tha Fratini.
Afate këto të mirëpritura si nga kryeministri ashtu dhe nga ministri i Jashtëm, Meta për të cilin vizat për shqiparët janë një cështje dinjiteti njerezor.
“Qeveria shqiptare ka bërë një progres spektakor në të 4 blloqet dhe të gjitha detyrimet teknike për ne janë të përmbushura. Liberalizimi i vizave nuk është thjesht një mundësi për të shkuar jashtë, por kjo është një çështje dinjiteti njerëzor” tha Meta.
“Sigurova ministrin se unë e kam këtë proces totalish të bazuar në meritë sepse ky është interesi i Shqiperise dhe qytetareve shqiptare te cilet sot disponojne dokumente indentiteti mjaft te sigurta dhe me te avancuara” tha Berisha.
Por sipas ministrit të jashtëm italian kriza politike nuk duuhet të përcillet në Bashkimin Europian dhe në opinionin e tij për integrimin. Për këtë arsye sipas tij të dy partitë e mëdha janë njëlloj përgjegjëse për dështimin ose suksesin e këtij procesi.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e martë , 13 prill 2010 ) < I mëparshmi