I denuar per prostitucion, vetem nje “Benz” pasuri
Gjykata e Krimeve te Renda sekuestron pasurite e nje te denuari per prostitucion. Arjan Kane, i denuar me 16 vjet heqje lirie per vepren penale te trafikut te femrave, per me shume se 10 vjet ka pasur ne pronesi te tij vetem nje makine tip “Benz”. Dje, trupi gjykues ka miratuar, pas kerkeses se depozituar nga ana e prokurorise, sekuestrimin e mjetit te identifikuar si e vetmja pasuri qe dispononte. Arjan Kane u denua per veprat penale te “trafikimit te femrave per prostitucion”, “shfrytezim te prostitucionit ne rrethana renduese”, “falsifikim te akteve te gjendjes civile”, “falsifikim te dokumenteve” dhe “pastrim parash”. Ai u arrestua dy vjet me pare, pas denoncimit nga disa femra se i kishte trafikuar e shfrytezuar per prostitucion per dhjete vjet me radhe.
R.C