E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Transparencë në lëshimin e kartave të identitetit

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Sokol Axhemi, i kërkoi qeverisë dhe strukturave shtetërore të bëjnë transparente procedurën e lëshimit të kartave të identitetit. Në një prononcim për mediat, drejtuesi i LSI-së konstatoi se zvarritja e këtij procesi rrezikon standardet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. "Pajisja e shqiptarëve me karta identiteti është dhe një ndër kushtet e vendosura nga ndërkombëtarët për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme", theksoi Axhemi. Ne si LSI, këmbënguli ai, kërkojmë transparencë parlamentare dhe publike për ecurinë e këtij procesi. Bazuar mbi atë çka është programuar në Kodin e Ri Zgjedhor, rezulton se për zgjedhjet e Kuvendit të vitit 2009, zgjedhësit do të votojnë edhe me pasaporta të lëshuara për jashtë vendit. Për këtë qëllim, ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjorë që bëjnë të mundur pajisjen me përparësi të zgjedhësve që nuk disponojnë pasaporta të vlefshme, me karta të identitetit të lëshuara në zbatim të ligjit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›