E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dënuari kapet me armë të ftohtë

Mirë që ka thyer vendimin e gjykatës që ishte për
të mos dalë nga shtëpia, por është kapur edhe
me armë të ftohtë dhe me makinë pa dokumente.
Nuk dihet se për ku ishte destinacioni i tij, megjithatë,
policia e ka arrestuar për tri akuza. Bëhet fjalë për
Artes Kotorrin, i cili është kapur dje në Kavajë. Burimet
policore thanë se në orën 16:00 u bë arrestimi
18-vjeçarit Kotorri, me masë sigurie "arrest shtëpie",
për veprën penale të "armëmbajtjes pa leje". Arrestimi
i tij u bë pasi në orën 15:10, pas një kontrolli në
mjetin tip "Renault Clio", me targa PC 752732, që drejtohej
nga personi i lartpërmendur pa leje drejtimi dhe
pa dokumentacionin përkatës, u gjet dhe u sekuestrua
në cilësinë e provës materiale, një bajonetë trekëndore
arme zjarri dhe një shkop druri. Më pas, policia
zbuloi se ai ishte me masë sigurie "arrest shtëpie".
Kështu, me konsultimin e prokurorit të gatshëm u bë
arrestimi i Kotorrit për veprat penale të "armëmbajtjes
pa leje, "drejtim mjeti pa dokumentacion përkatës"
dhe për "thyerje të vendimit të gjykatës"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›