E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, dy makina vidhen gjatë natës

Dy automjete janë përpirë
nga hajdutët në kryeqytet,
ndërkohë që policia ka nisur
punën për gjetjen e tyre dhe arrestimin
e autorëve. Të dyja mjetet
mendohet se janë vjedhur
gjatë natës, kur ishin parkuar
pranë banesave. Burimet zyrtare
nga Drejtoria e Policisë së Tiranës
bënë të ditur se rreth orës
01:00, ka bërë kallëzim Fejzi Shehu,
54 vjeç, lindur në Delvinë
dhe banues në rrugën e "Dibrës".
Ai ka deklaruar për policinë se,
rreth orës 23:15, i kanë vjedhur
makinën tip "Opel", ngjyrë e
bardhë, me portobagazh, me
targa TR5624J, të cilën e kishte
parkuar në rrugën e "Dibrës". Me
të marrë këtë denoncim, policia
ka nisur punën për gjetjen e
mjetit, por nuk ka arritur dot.
Disa orë më vonë, dje në
mëngjes, ka bërë kallëzim një
tjetër person për vjedhje mjeti.
Rreth orës 08:00, Aleksandër
Profka, 53 vjeç, lindur dhe banues
në Marinëz, ka denoncuar se
gjatë natës në rrugën "Babë Rexha",
i kanë vjedhur mjetin tip
"Benz 200", ngjyrë gri, me targa
FR8795C. Policia tha se edhe për
këtë mjet kanë nisur kërkimet,
ndërkohë që u kryen veprimet
procedurale dhe materialet i
kaluan Prokurorisë së Tiranës,
për veprën penale të "vjedhjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›