Obama, "Presidenti i internetit"
"2008-a është 1776-a e re (viti i revolucionit amerikan). Ndërkohë që 2009-a mund të jetë 1777-a e re, viti kur krijuam Kushtetutën". Dy ditë pas zgjedhjes së Barak Obamës, themeluesi i "Craigslist", siti më i madh i njoftimeve në internet, i cili quhet Kreg Njumark, foli në Universitetin Stanford. Njuman u shfaq i kënaqur përpara studentëve; ndihej pjesë e revolucionit. Ai kujtoi rolin kritik që luajtën sitet sociale dhe blogët gjatë kësaj fushate elektorale, duke u shprehur që edhe "Craigslist" "do të promovojë përpjekjet e të gjithë atyre që duan të përhapin idetë e reja për mënyrën se si duhet qeverisur sot e nesër".
Silicon Valley, që nga e marta ndihet pjesë përbërëse e procesit të qeverisjes. Dhe jo simbolikisht, por pjesë aktive e procesit: për shembull dritat e studiove të selisë së "Facebook" në Sheshin Universiteti mbetën të ndezura gjatë gjithë natës së zgjedhjeve. Një prej themeluesve të "Facebook", Kris Hjuz, ishte njeriu kyç i fushatës së Obamës dhe "strategjisë së tij të internetit". Obamën në këtë seli e quajnë "Google i politikës" dhe kjo jo vetëm për shkak të suksesit të pabesueshëm të arritur në fare pak kohë, por për njohjen e teknologjive të reja dhe aftësinë për t‘i përdorur si asnjë lider tjetër deri më sot. Është kjo një prej arsyeve për të cilat mori 70 për qind të votave, që arriti të siguronte aq shumë mbështetje financiare; për të bënë tifozllëk mjeshtrit e mëdhenj të internetit, ata që po e kthejnë vitet e fundit internetin në një instrument të demokracisë dhe të kreativitetit kolektiv, siç është Lorenc Lesig.
Lesig, shpikësi i "Bashkësisë së krijuesve" është profesor në Fakultetin e Jurisprudencës në Stanford dhe që nga viti 2007 është vënë përkrah Obamës (me anë të një videoje të publikuar në YouTube) me të cilin ka qenë shok universiteti - është shumë i çuditshëm fakti që në mediat të cilat e mbështetën gjerësisht që nga fillimi Presidentin e sapozgjedhur, nuk u shkrua kurrkund se ka qenë profesor universiteti, ndoshta pasi për shkak të anti-intelektualizmit të famshëm amerikan, zbulimi i një të dhëne të tillë do t‘i kishte zhdukur çdo shans fitoreje.
Me fashitjen e festimeve tani ka mbetur një Silicon Valley obamian liberalist (i djathtë?) dhe një Silicon Valley obamian liberist (i majtë?). Ndonjëherë nuk bëhet fjalë për një frakturë të mirëfilltë, është më shumë një lloj skizofrenie; ndonjëherë bëhet fjalë për të njëjtit njerëz, por në orë të ndryshme të ditës. Kur punojnë nëpër kompanitë e vogla a gjigante që kanë themeluar, thonë se "presim që Obama të mbajë premtimin për heqjen e të gjitha taksave për kompanitë në fazat fillestare të krijimit".
Lorenc Lesig "Juristi i digletrarëve" (termi vjen nga bashkimi i fjalëve dixhital e letrarë dhe përkufizon intelektualët e krijuesit e zonës) ka krijuar në rrjet organizatën antikorrupsion "Change Congress" (Ndryshoni Kongresin) dhe nuk ka fare besim te politikanët: "Pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke mbledhur para për t‘u zgjedhur apo rizgjedhur". Shumë prej këtyre parave vijnë prej lobistëve. Lobistët mbrojnë shumëkombëshet, rrjetet e mëdha, producentët muzikorë, apo filmikë. Lesig përmes sitit "Creative Commons" (ku vihen në dispozicion të publikut krijimtari e të drejta autori) i qëndron idesë se gjithçka përmban interneti duhet ndarë mes të gjithëve, gjë që është e ligjshme, ndërkohë që të shkarkosh është e paligjshme (por është diçka që e bëjnë të gjithë).
Tani ka dëshirë që administrata "Obama" të ndryshojë ligjet mbi të drejtat e autorit; duke ruajtur autorësinë mbi veprën në tërësi, por pa e konsideruar më të paligjshëm ndarjen e faileve me të tjerët, si dhe përdorimin e pjesshëm të remikseve kreativë (Remiks është edhe titulli i librit të tij të fundit, një prej të paktëve të lexuar në luginën e Silicon). Do të dëshironte gjithashtu që, si edhe shumë të tjerë, Obama t‘i qëndronte premtimit për neutralizimin e rrjetit (net neutrality): neutralizimin e provajderit, përmes të cilit individët lidhen në internet, në mënyrë që gjithkush të ketë mundësi të navigojë kudo (si senator ka publikuar një studim mbi këtë temë, përmes të cilit shpjegonte që nëse provajderët e mëdhenj arrinin të vendosnin me ligj një internet me dy shpejtësi, për të privilegjuarit e për lypësit, duke seleksionuar kështu përmbajtjet, qytetarët nuk do arrinin të selektonin as fjalët e faqes së tyre në rrjet).
Për momentin Obama ka reaguar ndaj kërkesave të ardhura përmes banorëve më të spikatur të popullit të Web-it, duke emëruar një prej veteranëve të internetit në ekipin e tranzicionit për në Shtëpinë e Bardhë, i cili do të vlerësojë pjesëtarët e administratës Obama: Julius Xhenakovski, prej kohësh kreu i komisionit obamian mbi teknologjitë e reja dhe inovacionet. Atij i takon të thotë fjalën e vet për përcaktimin e kreut të Komisionit të Komunikimit Federal, të sekretarit të Shtetit për Tregtinë, ashtu si edhe për qeveritarë të tjerë të rangjeve po kaq të larta. Parashikohet që dikush nga ata të vijë prej Silicon Valley. Madje, ndonjë prej këtyre njerëzve me ide të reja gjendej në Çikago natën e fitores, si Sem Perri, menaxhues kapitalesh i njohur në luginë dhe njëherësh financier elektoral. Ky është njeriu mbi supin e të cilit derdhi lot të nxehtë gjatë natës së triumfit të Obamës Oprah Uinfri, diva e spektakleve televizive dhe një prej mbështetëseve më të rëndësishme të Obamës. Të dy nuk e njihnin njëri-tjetrin deri para asaj nate. Megjithatë, që të dy e luajtën më së miri rolin e tyre dhe këtë "Presidenti i internetit" e di shumë mirë.