Zhduket pistoleta e punonjësit të policisë, e harroi në lokal
Persona të paidentifikuar i kanë
vjedhur pistoletën një punonjësi
policie në Tiranë, i cili e kishte
harruar atë në një lokal. Lisandër
B. ishte ulur në një lokal për të kaluar
kohën e lirë, por aty ka harruar
armën e tij personale, me leje nga
Policia e Shtetit. Më pas, ai është
larguar nga lokali, por është kujtuar
shumë vonë për ta gjetur sërish.
Pavarësisht se është kthyer në lokal
dhe ka kërkuar pistoletën, ajo ishte
zhdukur. Në këto kushte, duke
marrë parasysh edhe penalizimin
që mund të ketë, ka shkuar te
kolegët e tij dhe ka denoncuar
humbjen e pistoletës. Burimet
policore të kryeqytetit bënë të ditur
se dy net më parë, në orën 21:30
është paraqitur në Komisariatin nr.
1 dhe ka bërë kallëzim për humbje
pistolete Lisandër B., 27 vjeç, lindur
në Gjirokastër dhe banues në
Tiranë. Sipas të dhënave policore,
ai është punonjës policie në seksionin
e kontrollit të territorit në Komisariatin
nr. 1 dhe ka shpjeguar
se rreth orës 14:30 të së premtes,
duke qenë në kohën e lirë, në ambientet
e një lokali në Qytetin Studenti,
ka harruar armën personale
me leje, pistoletë tip TT. Grupi hetimor
shpjegoi se në denoncimin
e tij, 27-vjeçari është shprehur se
pas një ore ka konstatuar që armën
nuk e kishte me vete dhe nuk e gjeti
në vendin ku e kishte harruar.
Pavarësisht se ka menduar se
mund ta kenë gjetur punonjësit e
lokalit, arma ishte zhdukur. Kështu,
policia ka dërguar materialet në
prokurori për humbjen e kësaj pistolete,
ndërkohë që pritet të merren
masa penalizuese për këtë
punonjës policie.
vjedhur pistoletën një punonjësi
policie në Tiranë, i cili e kishte
harruar atë në një lokal. Lisandër
B. ishte ulur në një lokal për të kaluar
kohën e lirë, por aty ka harruar
armën e tij personale, me leje nga
Policia e Shtetit. Më pas, ai është
larguar nga lokali, por është kujtuar
shumë vonë për ta gjetur sërish.
Pavarësisht se është kthyer në lokal
dhe ka kërkuar pistoletën, ajo ishte
zhdukur. Në këto kushte, duke
marrë parasysh edhe penalizimin
që mund të ketë, ka shkuar te
kolegët e tij dhe ka denoncuar
humbjen e pistoletës. Burimet
policore të kryeqytetit bënë të ditur
se dy net më parë, në orën 21:30
është paraqitur në Komisariatin nr.
1 dhe ka bërë kallëzim për humbje
pistolete Lisandër B., 27 vjeç, lindur
në Gjirokastër dhe banues në
Tiranë. Sipas të dhënave policore,
ai është punonjës policie në seksionin
e kontrollit të territorit në Komisariatin
nr. 1 dhe ka shpjeguar
se rreth orës 14:30 të së premtes,
duke qenë në kohën e lirë, në ambientet
e një lokali në Qytetin Studenti,
ka harruar armën personale
me leje, pistoletë tip TT. Grupi hetimor
shpjegoi se në denoncimin
e tij, 27-vjeçari është shprehur se
pas një ore ka konstatuar që armën
nuk e kishte me vete dhe nuk e gjeti
në vendin ku e kishte harruar.
Pavarësisht se ka menduar se
mund ta kenë gjetur punonjësit e
lokalit, arma ishte zhdukur. Kështu,
policia ka dërguar materialet në
prokurori për humbjen e kësaj pistolete,
ndërkohë që pritet të merren
masa penalizuese për këtë
punonjës policie.