E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër aksident fatal në Rrugën e Kombit, vdes çifti kosovar, plagoset i biri

Një çift nga Kosova ka gjetur vdekjen ndërsa djali i tyre është plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Milot-Kukës ku makina me targa gjermane me të cilën udhëtonin 3 pjesëtarët e familjes Sele ka dalë nga rruga dhe është përplasur, raporton Ora News.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen bashkëshortët Tafil dhe Feride Sele përkatësisht 41 dhe 39 vjeç ndërsa është plagosur djali i tyre Fatjon Sele.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›