I denuari per vrasje vjedh armen e policit te burgut
TIRANE - Nje person i denuar per vrasje dhe nje miku i tij i denuar per dezertim i kane vjedhur pistoleten e sherbimit nje polici te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve. Ata jane arrestuar pak ore pas ngjarjes. Ngjarja ndodhi ne nje lokal qoftesh tek Stacioni i Trenit rreth ores 1300 dy dite me pare ku polici i Burgjeve Ramadan Brahimi 48 vjec po hante dreke. Ne te njejtin lokal ndodheshin edhe Gjergj Pepkola i denuar me pare per vrasje dhe Gazmend Uka 44 vjec i denuar per dezertim dhe vjedhje. Policia tha se dy autoret kane nisur te bisedojne me policin dhe ne nje moment kur ai nuk ka qene vigjilent i kane hequr nga brezi armen e sherbimit nje pistolete TT me 7 fisheke ne kreher dhe me pas jane larguar. Vetem ne kete moment polici Brahimi e ka kuptuar skemen e dy personave qe u ulen ne tavoline me te dhe ka lajmeruar policine. Burimet sqaruan se brenda disa oresh ata u arrestuan nga efektivat e Komisariatit nr.4 pa pasur mundesi te shperdoronin qofte edhe nje fishek te armes se vjedhur e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Sipas burimeve njeri nga personat e arrestuar Gjergj Pepkola paraqet rrezikshmeri te larte pasi vetem prej disa muajsh ishte liruar nga burgu. Pepkola eshte arrestuar ne vitin 2004 pasi ka vrare ish-te dashuren duke e goditur 3 here me thike. Ngjarja per te cilen ai u akuzua ndodhi tek ish-punishtja e pastave ne rrugen Siri Kodra ku ai ka shkuar te kerkoje te dashuren Anila B. por pasi ajo ka refuzuar ti rikthehej lidhjes me te Pepkola e ka vrare me thike.