“21 janari”, Prendi lihet në shtëpi, Llupo në qeli

Gjatë seancës së sotme, Prokuroria kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”, kërkesë e cila nuk u realizua nga trupi gjykues në Apel.
Prendi akuzohet nga Prokuroria për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj, në demonstratën e 21 janarit të vitit të shkuar. Sipas ekspertizës së përcjellë nga Prokuroria duke u bazuar mbi të dhënat e ekspertizës së FBI-së, Prendi ka qëlluar mbi 10 herë me armën e tij, ndërsa njëri nga plumbat i mori jetën një shtetasi.
Demonstruesi Myrtaj, dyshohet se u vra nga Beretta’ e kalibrit 9 mm dhe me numër P52796Z, pistoletë të cilën në atë kohë mbahej nga Prendi.
Llupo edhe tre muaj në qeli
Edhe tre muaj të tjerë do të mbetet në burg gardisti Agim Llupo. Gjykata e Tiranës vendosi sot këtë masë sigurie për Llupon, i cili qëndron në qeli prej gati një vit, që prej ngjarjes së 21 janarit të vitit të shkuar. Ai dyshohet se ka vrarë një nga demonstruesit, shtetasin Ziver Veizi nga Gjirokastra.
Seanca ishte parashikuar për në mesditë, por gjykata e shtiu për shkak të mungesës së një avokati. Por pasdite, Gjykata e ka gjetur një avokat tjetër mbrojtës. Nga ana tjetër, mbrojtja kërkoi lirimin e tij për shkak të përfundimit të afateve ligjore për qëndrimin në paraburgim.
Ndryshohet masa ndaj Kumes
Ndërkohë, Gjykata e Apelit ka vendosur sot masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” për shoferin e Prendit, Margarit Kume, Sipas avokatit, klienti i tij nuk ka kryer asnjë krim. “Ai nuk ka kryer vepër penale, do të hetohet, po nuk ka kryer ndonjë krim. Gjykata vendosi të ndryshoje vendimin e gjykatës së rrethit me detyrim paraqitjeje”, deklaroi avokati i Kumes. Kume, së bashku me shefin e IT-së në Kryeministri, Armando Kasa, akuzohen për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës./Start/
2012-02-08 14:46