E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi-Ekspozimi në TV i Politikanëve VIP shqiptarë u dëmton reputacionin

Nga Pirro PRIFTI
Në një nga emisionet e Adrian Krastës në Top Albania të dy ditëve më parë, u prek problemi i mbi-ekspozimit të Barack Obamës në media TV dhe ato gazetareske problem i cili  ka shkaktuar një farë mbingopjë të daljes në TV kryesisht të Obamës tek teleshikuesit dhe dëgjuesit amerikanë, gjë që mund të shkaktojë një farë efekti të kundërt qoftë politikave të Presidentit amerikan qoftë politikëve të guximshme me të cilat mendon ai dhe ekipi i tij të përballojë rënien e ekonomisë amerikane- mendojnë të shqetësuar analistët amerikanë.
Në revistat, gazetat dhe TV amerikane të disa ditëve më parë janë paraqitur shkrime dhe video me debate nëse daljet e shpeshta të Presidentit Barack Obama nw TV mund të shkaktojë një efekt të kundërt popullaritetit të tij -megjithëse daljet e tij në TV qoftë për problemet e mprehta të financave dhe ekonomisë amerikane, e cila po kalon periudhën më të turbullt që pas viteve 1930, kanë qenë të detyruara- për shkak të mbingopjes së publikut amerikan me figurën e tij, e cila u bë plotësisht 1 vit rresht që del për ditë.
Po ky problem është shumë më tepër i theksuar dhe i tepruar këtu në Shqipëri me shumë politikanët tanë VIP- a, të cilët jo vetëm paraqesin nëpërmjet TV shqiptare dhe Mediave të shkruara dhe radiofonike mendimet e tyre, por ata e kanë tepruar në shumë raste me daljet e tyre duke treguar dhe njëherë se janë të interesuar më shumë për daljen në TV edhe pa thënë asgjë të re ose të rëndësishme, duke e tepruar edhe me rolin e analistit që kërkojnë të bëjnë për tu dhënë xhevap çdo pyetjeje që ngrihet qoftë nga publiku qoftë nga drejtuesit e emisioneve.
Kjo mund të quhet sëmundje e Ekzibicionizmit që ka prekur politikanët tanë të nderuar, ka prekur dhe për habinë më të madhe dhe disa drejtues emisionesh të cilëve nuk u mjafton ajo që dalin në TV e tyre private ku dhe janë punësuar (e  për këtë janë bërë VIP-a me detyrim) po u zënë derën dhe TV të tjera private me daljet e tyre për të dhënë shpjegime për probleme kaq të ndryshme sa habitesh se ku e gjejnë guximin që dalin e të japin këshilla, mendime për argumente ndaj të cilave ata janë si të thuash elifi-matrak (turqisht: njerëz analfabetë shakaxhinj); prandaj përdorja pa kriter e mediave qoftë nga politikanët e nderuar që ua do puna si të thuash të dalin në televizion, qoftë nga elif-a e TV-ve për qëllimet e tyre personale, qoftë sepse duan tu pëlqejnë femrave, qoftë se duan të hiqen si eruditë, qoftë për tu tërhequr vërejtjen kryetarëve të Partive kryesore se edhe ata diçka janë,- është një gjë e gabuar dhe që mërzit popullin dhe elektoratin. Nejse, nëse duan të bëjnë rolin e lolos le të vazhdojnë se kanë sukses.
Megjithatë  me sa duket ekzistojnë dhe dy faktorë  të tjerë të cilët duhen fajësuar: Duhet të fajësohet mungesa e kulturës për këtë problem i cili mendoj se do të zgjidhet me kalimin e kohës kur në mediat e shkruara dhe ato audio-vizive të hyjnë njerëz që e meritojnë të hyjnë me konkurs, e gjithashtu tek politikanët shqiptarë të kalojë ky brez i transferuar që nga koha e PPSH,
-problemi tjetër është intrinsek, pra ky problem qëndron tek fenomeni i ngjashëm me atë të Ekzibicionizmit (i cili në fakt është një sindrom i veçantë e sociopatëve dhe njerëzve të ngjashëm me ta), të cilët përpiqen të mbulojnë fajin me daljen në popull (sot dalin në TV) për të treguar që nuk kanë frikë, ndërsa në të njëjtën koha është frika ajo që i detyron të reagojnë në këtë mënyrë.
Ekzibicionizmi është një nevojë psikologjike ose mënyrë e sjelljes për të ekspozuar pjesë të trupit një personi tjetër (kryesisht pjesët gjenitale). Në këtë rast po bëj një parabolizmë për prirjet e njerëzve të tillë që ekspozojnë veten më tepër se çduhet dhe kur skanë për të thënë ndonjë gjë të re në media,- e gjeja e re që është lajmi. Pra dhe dalja në TV është një lloj ekzibicionizmi i kamufluar me të drejtën e postit për të bërë çdo gjë që i duket e arsyeshme.
Kurse tek femrat që dalin me vend e pavend sidomos ato që e blejnë daljen e përhershme në TV dhe në revista, ato mund të ngjasojë me Sindromin e Lady Godiva, një lejdi e cila kalëronte lakuriq mbi një kalë hamshor (gruaja e  Kontit Mercia me emrin Leofric) si protestë kundër taksave të rënda që i kishte bashkëshorti i saj popullit.
Në shtypin amerikan të sotëm flitet me tituj të mëdhenj: Obamathon (këtu:xhindi Obama): a është Presidenti duke dalë si shumë në TV? në Times, nga analisti i dëgjuar amerikan James Poniewosik; ose Ngopja nga Obama (Obama saturation) në Washington Post, nga analistja Jenifer Harper- në të cilën thuhet: Për një president i cili është një megastar më shumë se çdo politikan tjetër, rreziqet e mbi-ekspozimit (në TV) janë më të mëdha se sa mesatarja. (përsërit frazën e Liza Schiffren të National Rewiev).
Problemi është serioz po të  transferojmë efektet e daljes së shpeshtë me vend e pa vend të politikanëve tanë në TV shqiptare.
 Mund të thuhet që një nga shkaqet e  zhgënjimit të popullit nga daljet e disave nga politikanët tanë është dhe ngopja e publikut me imazhet e tyre tashmë të ezauruara.
Në një vëzhgim edhe të  hollë mund të shohim disa aspekte që një sy i thjeshtë nuk mund ti shohë. Krahas fenomenit të ekzibicionizmit dhe të sindromit Ledi Godiva  që mund të dallosh lehtë tek politikanët tanë , mund të kuptosh që në partitë përkatëse nga ata vijnë (kryesisht të vogla), mungon demokracia dhe transparenca, dhe Kryetari de fakto e ka privatizuar Partinë e vet; aty flitet, diskutohet, merren vendime, debatohet vetëm nga ai por në vetën e parë shumës, duke eklipsuar çdo anëtar  apo drejtues tjetër të saj.
Problemi tjetër qëndron dhe tek dy Kryetarët e Partive më të mëdha të cilët duke patur përgjegjësitë konkrete  si të partive respektove, të cilat ata kryesojnë por dhe të vendit, detyrohen të dalin shpesh qoftë dhe për ditë duke arritur deri në një moment pikën e ngopjes tek teleshikuesi i cili i mërzitur por me detyrim ndërron stacionin sepse janë të njëjtat fytyra e të njëjtat fjalë. Shumëzojeni këto me 18 vite dhe.. merreni me mënd sesa të ezauruar janë disa politikanë VIP- a dhe sesa bindës mund të jenë këta politikanë kur kanë dalë kaq e kaq herë në TV dhe kudo.
Kjo çon në efektet paradoksale mediatike: sa më shumë të dalësh në TV (pasi arrin pika e ngopjes) aq më pak i besueshëm dhe antipatik qëndron përballë elektoratit dhe popullit i cili ose ndërron stacionin ose përqesh e flet me vete me ironi ndaj fjalëve të mërzitshme e të përsëritura shumë herë nga ky&këta politikanë.
Ka dhe një komponent tjetër në debatet televizive  të politikanëve me të njëjtët analistë, të cilët thonë të njëjtat fjalë aq sa harrojnë se për çfarë e kanë thirrur politikanin vetëm përpiqen të duken me frazeologji apo zhargone meskine për të tërhequr më tepër vëmendjen e politikanit që ja, unë nuk po të godas... kështu mos më harro ëë?
Pra cilësia e  analistëve dhe opinionistëve TV lë për të dëshiruar sidomos kur është fjala për pyetje me spec apo për argumente e fakte të gjetura nëpërmjet  të ashtuquajturës gazetari investigative të cilën ata në asnjë rast gjatë karrierës së tyre nuk e kanë përdorur por e kanë patur dhe e kanë zakon të flasin ex cathedra dhe sipas thashethemeve të kafeneve.
Është fjala që mbingopjen  ndaj politikanëve të caktuar e ka shkaktuar edhe analistët dhe opinionistët tanë  meskinë e pa rendiment , por gjithashtu dhe të punësuar nga TV private që varen nga Parti të caktuara ndaj të cilave dhe politikanëve të tyre ata nuk mund të bëjnë argument apo debat sepse i frikësohen pushimit nga puna. E që në këtë moment ata nuk janë më analistë apo opinionistë të pavarur dhe aq më pak, nuk janë as dhe investigues të fakteve (që pastaj ti interpretojnë ato).
Nuk mund të mos rri pa përmënuar një fakt paradoksal të përmendur në Time CNN të përgatitur nga David Von Drehle: Hillari Clinton hedh ne K.O. (knock out) Armikun e favorizuar-Media-n, në të cilin përmendej: ... Ajo kritikoi duke e qëlluar me çomagën e tringëllimës së zileve telefonike dhe pyetjeve të ashpra e të përsëritura drejtuar atij, por grushtet me të rënda ajo i ruajti

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›