Basha i heq armet Policise Bashkiake

Frika nga protestat e opozites ka detyruar ministrin te marra masa ekstreme Nga e enjtja asnje polic bashkiak me arme
Basha ne komisionin hetimor Policia Bashkiake ne proteste per te rrezuar institucionin
TIRAN - Nje dite perpara protestes se radhes se opozites diten e enjte te gjithe policet bashkiake ne Shqiperi do te zhvishen nga armet. Vendimi eshte marre nga ministri i Brendshem Lulzim Basha i cili ne komisionin hetimit te PD-se akuzoi drejtuesit e policise bashkiake se kane marre pjese ne grushtin e shtetit.
Basha tha se policite bashkiake te qyteteve qe administrohen nga e majta jane keqperdorur ne sherbim te interesave te ngushta politike. Policia Bashkiake ka qene e pranishme ne 21 janar. Kjo do te mjaftonte per te thyer ligjin. Nese do ti shkojme logjikes se absurdit deri ne fund ata ishin aty per te rrezuar institucionin.
Duke filluar nga dita e enjte Policia Bashkiake eshte e paautorizuar te mbaje arme zjarri - tha Basha. Kreu i Ministrise se Brendshme paralajmeroi efektivat e policise Bashkiake se do te vihen para drejtesise nese do te evidentohen se kane shkelur ligjet shqiptare.
Qellimi paresor ishte marrja me force e selise se Keshillit te Ministrave pas nxjerrjes jashte loje te forcave te rendit dhe atyre te gardes. Si minister i Brendshem kam bere thirrje per distancimin e PS nga kontingjenti kriminal - tha ai. Sipas ministrit policia e shtetit u ka gjetur personave te ndaluar prej saj para ne xhepa ne prerje ne euro. Ministri sulmoi edhe SHISH-in Presidentin e Republikes dhe Prokurorine e Pergjithshme se nuk kane bashkepunuar me strukturat e tjera te shtetit per garantimin e sigurise ne vend.
Per Policine Bashkiake
Policia Bashkiake ka qene e pranishme ne 21 janar. Kjo do te mjaftonte per te thyer ligjin. Nese do ti shkojme logjikes se absurdit deri ne fund ata ishin aty per te rrezuar institucionin. Vazhdon evidentimi per te zbuluara ata dhe per ti vendosur perpara ligjit. Duke filluar nga dita e enjte Policia Bashkiake eshte e paautorizuar te mbaje arme zjarri.
Per Prokurorine
Rreth ores 12 nderkohe qe presioni vijonte te rritej per shkak te deklaratave te Rames dhe personave te tjera dhe kur nuk mora pergjigje kontaktova trupin diplomatik te shteteve anetare te NATO-s dhe tu kerkoj atyre mendimin e tyre.
Ndanin shqetesimin mbi efektin qe do te kishte arrestimi i drejtuesve te Gardes por dhe mbi efektin qe do te kishte te rendi e siguria. U kerkua mundesia e nje rrugedalje mundesi qe u ra dakord menjehere. U ra dakord qe te 6 komandantet te pyeteshin dhe te riktheheshin ne detyrat e tyre.
Pavaresisht kesaj pala tjeter refuzoi te marre deklarata me shkrim dhe insistoi ne ndalimin e pjesshem te personave te paraqitur. Kjo ndodhi nje nate para protestes se 28 janarit. Kemi nje seri veprimesh dhe mosveprimesh te institucioneve te caktuara te vendit.
Per Presidentin
Me ka marre Presidenti ne telefon dhe e kam informuar mbi situaten dhe rrethimin qe vazhdon dhe e informova per masat qe perimetri te mos thyhej. Gjate rrethimit prej 5 oresh te Keshillit te Ministrave une kam pasur nje numer te madh bisedash telefonike jo vetem me stafin e policise shtetit dhe Grades se Republikes dhe institucioneve te tjera por edhe personave te tjere.
Rreth ores 1600 nese me kujtohet por tabulatet do ti keni ne dispozicion sic i keni kerkuar kam pasur nje thirrje telefonike me nje prej ambasadoreve qe pasi ka kerkuar informacione e kam informuar se ambasadori ne fjale me sugjeroi me keshilloi apo pyeti nese ne kete moment mund te kishte nje force tjeter qe te siguronte qe perimetri te mos thyej me theks forcat e armatosura. Presidenti po keshtu u pergjigj se ka nje kuader institucional qe duhet te ndiqet. Pas kesaj kam bere nje lidhje me ministrine e Mbrojtjes qe me ka qartesuar.
Bashkia Nuk varemi nga policia e shtetit
Pas deklarates se Ministrit te Brendshem Lulzim Basha se duke filluar nga dita e enjte efektivat e Policise Bashkiake nuk do te mbajne arme ka reaguar edhe Bashkia e Tiranes e cila e ka cilesuar kete si nje deklarate politike. Policia Bashkiake me date 21 janar dhe ne cdo dite tjeter te ushtrimit te veprimtarise se saj ka vepruar ne perputhje te plote me detyrat qe i ngarkon Ligji Organik i saj nr 8224 i dates 15.05.97 dhe pa shkelur asnje nen te ketij ligji.
Ashtu sikur pajisja me arme e Policise Bashkiake nuk eshte atribut i Policise se Shtetit por eshte atribut i ligjit te saj organik. Edhe heqja e se drejtes per mbajtje apo pajisje me arme e oficereve te Policise Bashkiake nuk eshte absolutisht atribut i Policise se Shtetit.
Policia e Shtetit duhet te respektoje ligjin dhe te mos politizoje veprimet e saj - thuhet ne njoftimin e bashkise se Tiranes.
Ne baze te ligjit nr 8224 i dates 15.05.1997 per Organizimin dhe Funksionimin e Policise te Bashkise dhe te Komunes Policia ka uniformen e saj te ndryshme nga policia e shtetit. Punonjesit e saj kane shenjen dalluese dhe numrin personal si dhe pajisen me arme. Pajisja me arme menyra e ruajtjes dhe e mbajtjes se saj rregullohen me akte te ministrit te Ministrise se Brendshme.