“I domosdoshëm reformimi i Akademisë”
“Përfundimi i reformës së Akademisë së Shkencave është një domosdoshmëri”, kështu u shpreh dje Kryeministri i vendit, Sali Berisha.
Sipas tij, gjithçka do të jetë në përputhje me standardet e përparuara ndërkombëtare. Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, kreu i qeverisë e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi të organizuar me kryesinë e Akademisë së Shkencave dhe komisionin Përzgjedhës të anëtarëve të rinj të Akademisë së Shkencave, i cili zhvilloi dje mbledhjen e tij të parë në Tiranë. Gjatë takimit, Berisha falënderoi veçanërisht akademikët e huaj për gatishmërinë që treguan për të kontribuar, në përbërje të komisionit Përzgjedhës, si organi më kryesor që po realizon reformën e Akademisë. Duke nënvizuar rolin e madh që duhet të luaj Akademia e Shkencave si institucioni më prestigjioz i shkencës në vendin tonë, Kryeministri Berisha shprehu besim se “shkencëtarët më të shquar shqiptarë, kudo që janë, brenda apo jashtë Shqipërisë, do të konkurrojnë për të qenë anëtarë të Akademisë”. Nga ana e tyre, akademikët e huaj i shprehën Kryeministrit Berisha vlerësimin e tyre pozitiv për interesimin e madh që qeveria po tregon për reformimin e universiteteve dhe kërkimit shkencor në Shqipëri. Në këtë drejtim, ata vlerësuan se reformimi i Akademisë së Shkencave, si institucioni që organizon, ruan e pasuron kulturën dhe trurin e kombit, është thelbësor për demokracinë, të ardhmen dhe zhvillimin e Shqipërisë. Për herë të parë në vendin tonë zbatohet një procedurë përzgjedhjeje e anëtarëve të rinj në institucionin akademik më të rëndësishëm të vendit. Vetëm disa ditë më parë qeveria miratoi vendimin për numrin e ri që do të ketë Akademia e Shkencave. Sipas këtij vendimi, në përbërje të saj do të jenë 31 akademikë. Qeveria ka përcaktuar gjithashtu edhe strukturën organizative të Akademisë së Shkencave. Reforma e nisur rreth një vit më parë parashikon ristrukturimin e instituteve kërkimore pranë universiteteve. Por prej vetë akademikëve kjo reformë është kundërshtuar me forcë disa herë. Madje, në një sërë institutesh, pavarësisht vendimeve të qeverisë, ka mbetur pezull.