E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët, 7 vetë në një dhomë konvikti

SHKODER - Situata në konviktet e universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës rëndohet nga viti në vit. 

Mungesa e ambienteve për studentët ka bërë që ata të jetojnë deri në 7 vetë në një dhomë, duke ulur dhe mundësinë për të studiuar në to. Ndërsa numri i fakulteteve është rritur 3 herë më tepër seç ishte në vitet e mëparshme, askush nuk është kujtuar se duhet të ketë shtesë dhe në ambientet e akomodimit të studentëve. Në kushtet aktuale mbi 500 studentë nuk mund të sigurojnë dhomë në konvikte dhe u duhet të marrin banesa me qira. Në një dhomë konvikti qëndrojnë nga 4 që është kapaciteti deri në 7 persona. Gjendja e rënduar pranohet dhe nga drejtues të konviktit. Drejtuesit e konviktit shprehen se godinat aktuale janë parashikuar për 4 fakultete, ndërsa sot janë hapur plot 12 fakultete. Gjithashtu problem mbetet dhe godina e djemve, e cila ka që në vitin 1997 që është zënë nga familje të ndryshme dhe aktualisht jashtë çdo kriteri, djemtë janë vendosur në godinën e caktuar për t’u sistemuar vajzat. “Shpresojmë që një shqetësim të tillë ta marrë parasysh qeveria që të mendojnë që tani se si do të zgjidhet ky problem për vitin e ardhshëm akademik 2008-2009”, shprehen drejtuesit e këtij konvikti.             r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›