Vodhën energjinë, padi abonentëve
KESH dërgon për procedim penal vjedhësit e energjisë elektrike në qytetin e Fierit.
FIER/ MAJLINDA RAMA
Rreth 50 abonentë, pjesa më e madhe biznese, do të ndiqen penalisht pasi janë kapur në flagrancë nga divizioni i shpërndarjes së këtij rrethi, duke vjedhur energji elektrike. Pas një kontrolli të këtij divizioni ka rezultuar se abonentët e mësipërm kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në rrjet duke e dëmtuar atë. Gjithashtu, masa penalizuese janë marrë edhe për 200 abonentë të tjerë, të cilët janë të parregullt në pagimin e faturave të energjisë elektrike. Sipas inxhinierit të shpërndarjes së energjisë, Andi Prifti, për rreth 50 prej tyre janë vendosur gjoba të cilat në total kapin shifrën e 8 milionë lekëve. Për Priftin nuk mund të tregohet më tolerancë për abonentët që ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme në rrjet, nisur edhe nga fakti që qytetarët fierakë janë përballur herë pas here me mungesën e energjisë, si edhe me defekte të rrjetit. “Ka dëmtime të rënda në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Janë dëmtuar pjesë të rrjeteve kabllore të tensioneve të ulëta si edhe tela elektrikë që kalojnë nëpër pallate. Si të mos mjaftonin këto, janë lidhur kabllo në qendrat e shpërndarjes duke e vjedhur energjinë hapur. Ne ia kemi lënë organit të drejtësisë ta shohë nga afër këtë problem. Pikërisht se ishin vjedhur disa kabllo para dy muajsh u dogjën disa familje në Fier dhe pastaj kërkohet e drejta tek elektriku”, ka pohuar ai për “Panorama”-n. Inxhinieri Prifti ka bërë të ditur nisjen e një aksioni në bashkëpunim me Policinë Elektrike për të evidentuar të gjitha rastet e ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet dhe për vënien përpara përgjegjësisë të autorëve. “Në bashkëpunim me Policinë Elektrike ne kemi nisur një aksion që do të bëhet rregullator i situatës. Kush gjendet me shkelje dhe jashtë rregullave do të ndëshkohet me te gjitha mënyrat”, është shprehur ai. Ndërkohë që Prifti ka evidentuar sërish faktin e listave të gjata të debitorëve në rrethin e Fierit. “Rreth 190 debitorë janë shënuar vetëm për këtë vit”, ka pohuar ai. Sipas Priftit, edhe pse kjo shifër është më e ulët në krahasim me vitet e tjera, sërish ajo mbetet problem pasi në listën e “zezë” të debitit janë edhe shumë biznese të cilat konsumojnë një sasi të konsiderueshme energjie. Nga ana e përmbarimit është nisur procedura për abonentët që kanë rezultuar fajtorë dhe pritet të kthehen këto vlera, qoftë për gjoba, qoftë edhe për debite të konsumit të përditshëm.
“Do paguajmë kur të kemi drita”
“Do t’i paguajmë dritat, kur KESH të jetë korrekt me ne”. Është ky argumenti i debitorëve të KESH-it në qytetin e Fierit. Fakti që kanë pasur mungesa të theksuara të energjisë elektrike dhe janë përballur me defektet që i shkaktohen rrjetit herë pas here, nuk i ka bërë të ndihen keq qytetarët. Ata shprehen se nuk do ta paguajnë energjinë sepse kur kanë pasur nevojë për drita nuk u është mundësuar, duke nxjerrë justifikimin e defekteve të pariparueshme. “Kam 7 muaj që nuk paguaj dhe nuk kam për ta paguar. Do të bëhem i rregullt kur edhe ata të tregohen korrektë me ne. Në 7 ditë neve mund të na bëhen tre ditë me drita pastaj pjesa tjetër në mëshirë të fatit”, shprehet një banore e lagjes “Apollonia”.