“Po shkelet Kushtetuta dhe diskriminohen qytetarët”
10/04/2009 PS-LSI kundër qeverisë për letërnjoftimet
Partia Socialiste dhe Lëvizja socialiste për integrim u sinkronizuan në kërkesën e tyre ndaj qeverisë shqiptare për rikthimin në vëmendje të ligjvënësve të projektligjit për karta identiteti falas. Ndërsa PS-ja e sheh këtë si të vetmen mënyrë për të mos dështuar procesi zgjedhor, LSI-ja përmend përgjegjësinë e qeverisë për të respektuar Kushtetutën në pikën që u njeh të gjithë qytetarëve të drejtën për të votuar. “Një numër shumë i madh votuesish, parashikohen 300-400 mijë, mund të mos votojnë, sepse nuk kanë para për të paguar taksën e votës. Pra, qeveria e vjetër e Sali Berishës të marrë një vendim të drejtë dhe të mirë e të votojmë propozimin e PS-së për karta falas për të gjithë qytetarët shqiptarë që nuk kanë pasaportë deri ditën e votimit”, - tha deputeti socialist Blendi Klosi. Ndërsa deputeti Pëllumb Xhufi, pasi përmendi vendimet e ndryshme të qeverisë për të dalë nga situata, e cilësoi diskriminim dhe shkelje të Kushtetutës dhënien e kartave falas vetëm për romët. “Kartat e identitetit duhet të shpërndahen falas për të shpëtuar zgjedhjet, për të shpëtuar edhe vetë qeverinë, që po luan me këto zgjedhje në mënyrë krejt transparente dhe mbi të gjitha për të siguruar atë barazi që Kushtetuta ua siguron të gjithë qytetarëve për t’u paraqitur në zgjedhje”, - tha Xhufi. Në reagim të këtyre shqetësimeve zëvendëskryeministri Genc Pollo deklaroi se do të eliminohen detyrimet lokale që bashkitë socialiste aplikojnë për të lejuar pajisjen me karta.