E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del ne shitje makina e Merkel

Del në ankanda makina e Merkel, e përdorur në periudhën 1990 – 1995. Kancelarja e kishte blerë atë menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit. Një pjesë historie me katër rrota është nxjerrë në ankand nga I-bek, pikërisht Volsvageni që dikur i përkiste kancelares gjermane, Anxhela Merkel. Blerja daton në shtator të vitit 1990, një muaj para ribashkimit të vendit.
Sipas shitësit, automjeti është në kushte shumë të mira pavarësisht se ka 22 vjet që është prodhuar dhe 190 mijë kilometra të përshkuara. Për të konfirmuar pikërisht pronësinë, është dhe një certifikatë, ku specifikohet që emri i pronarit të automjetit është pikërisht ai i kancelares, Anxhela Merkel.
Por deri tani nuk janë interesuar shumë njerëz për ta blerë dhe shifra më e lartë që është ofruar është 10 mijë euro. Por ankandi do të vazhdojë edhe për disa javë. Edhe pse nuk ka shumë shpresa për një shifër më të lartë po të marrim shembullin e një muaji më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku automjeti që dikur i përkiste presidentit amerikan, Barak Obama nuk arriti të mblidhte shumë kërkesa edhe për kolekrionistët më fanatikë 1 milion dollarë ishte një shumë e paarritshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›