E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Romni ne avantazh ndaj Santorum

Mit Romni është në avantazh ndaj Rik Santorum edhe në bastionin e këtij të fundit. Në fakt në Pensilvani, ish-guvernatori i Masacusetsit është në një avantazh prej 5 për qind.
Në Pensilvani, ku zgjedhjet republikanë janë në program në 24 prill, Rumni ka 42 për qind të votave, kundrejt 37 për qind të Santorum, i cili prej 16 vjetësh ka përfaqësuar këtë shtet në kongresin amerikan. Ndërkohë që dy kandidatët e tjerë Ron Paul dhe Njut Gingriç kanë marrë 9 dhe 6 për qind të preferancave, po sipas sondazheve.
Ndryshimi i përqindjeve ka ndodhur Brenda një muaji, dhe sipas analistëve një rol kyc në këtë përmbysje ka luajtur dhe mbështetja publike e ish presidentëve Bush. Pavarësisht shifrave të sondazheve Santorum ka vendosur të marrë katër ditë pushim për Pashkët, ndërsa Rumni vazhdon fushatën e tij elektorale pa ndërprerje pikërisht në Pensilvani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›