I fiksuar pas seksit. Rrëfimi i një njeriu të "sëmurë"
U takova me një grua parisiene në Londër, kur isha rreth të 20-ave, që dukej si një nga yjet e kinemasë franceze. Më tregoi se kishte një të dashur dhe një dashnor. Ishte perfekte. Nuk kisha asnjë dyshim në mendjen time se do ta çoja në krevat. Besimi im me femrat kishte ndryshuar nga ndrojtja tek arroganca, brenda shumë pak viteve. Teksa qëndroja i shtrirë në krevat me të, pas seksit, më pushtoi një ndjenjë habie, boshllëku dhe frike, siç ndodhte zakonisht. Ky kombinim i frikshëm emocionesh më çonte gjithmonë drejt veprimeve të tilla. E pashë teksa ecte në rrugë në një ditë me diell dhe u ndjeva krenar që e kisha çuar në shtrat, por konfuz që kisha lënë të largohej një grua të mrekullueshme, duke qenë plotësisht i bindur për takimin e radhës. Jam shumë i ndjeshëm ndaj njerëzve, vendeve, tingujve, me pak fjalë ndaj gjithçkaje. Të zbuluarit se si ta përdorja këtë ndjeshmëri në favorin tim ishte edhe çelësi i suksesit tim. Kjo më bënte të merrja nga gratë atë çka doja. Ajo që më shqetësonte vërtet ishte aftësia për ta përdorur ndershmërinë time që të çoja kaq shumë femra në shtrat, nën "maskën" se isha i interesuar për të pasur lidhje të qëndrueshme me to. Por, në të vërtetë, nuk shkoja asnjëherë përtej seksit. Isha fajësuar për sjelljen time dhe futur në listën e zezë, si një njeri i sëmurë. Isha konfrontuar, gjuajtur, kërcënuar me armë apo thikë, por të gjitha këto që kisha pësuar m‘i bënin sukseset me femrat më të ëmbla. Isha gjithmonë i qartë para fillimit të një takimi: "Nuk jam i gatshëm për një lidhje. Ti më pëlqen, je e bukur, e zgjuar, por unë dua thjesht të kaloj një natë me ty". Nuk mund ta përshkruaj dot se sa herë dhe sa mirë funksiononte kjo skemë. Kaloja një numër të caktuar netësh me secilën prej tyre, pa pasur asnjë angazhim, por thjesht i përkushtohesha kënaqësisë maksimale në shtrat. Pas natës së dytë që kalonim, një lidhje e re niste. Rrallë ndodhte që lidhja të zgjaste më shumë se tre ditë. Shpesh më duhej të përballesha me zemërimin e femrave që e nisnin një lidhje plot shpresë, kur u thosha se më duhej ta mbyllja "marrëveshjen" tonë. Por kishte edhe nga ato që e pranonin lehtë. Ishim aq të rritur sa të merrnim vendime. Ato ngjanin si viktima të pafajshme, ndërsa unë abuzuesi grabitqar. Teksa jetoja në Irlandë, rreth moshës 30 vjeç, ku shkova për t‘u shkëputur nga sjelljet e mia të çmendura, në fund m‘u duk sikur gjeta veten në pamjen e një vajze 19-vjeçare. Prova eksperiencën më të bukur në jetë e njëkohësisht më shumë stres dhe hidhërim se më parë. U çmenda nga epshi dhe fiksimi. U largova nga vendi i sëmurë nga dashuria, me një boshllëk në shpirt dhe i shqetësuar. Shumë shpejt, pasi u ktheva në Angli, takova një grua në tren. Brenda pesë orëve ajo u gjend në apartamentin tim. Themeli i lidhjes sonë ishte seksi i shkëlqyer. Teksa pasioni im fillestar nisi të zbehej e kisha të vështirë t‘i thosha jo veprimeve të saj. Kur e bëra, ajo reagoi shumë keq, lidhja jonë u ndërpre brenda një jave. U riktheva në botën e meshkujve beqarë, duke kërkuar seks në çdo veprim që bëja, në çdo hap që hidhja. Një mbrëmje po flisja në telefon me një ish-partneren time, me të cilën isha ndarë tre muaj më parë. Më joshi në një shkëmbim mesazhesh të çuditshme seksuale, që mendova se ishin private. Kishte vendosur të më jepte një mësim përpara një grupi mikeshash që e ndiqnin dhe e këshillonin në çdo veprim që bënte. Kur më tregoi se ç‘kishte bërë, sa shumë më urrente dhe se çfarë kishin menduar mikeshat e saj për mua, u ndjeva shumë i poshtëruar rreth pasojave të sjelljes sime. I frikësuar dhe i dëshpëruar, kërkova ndihmë. Nisa terapinë dhe u bashkova me një grup njerëzish që kërkonin t‘i jepnin fund sjelljeve të tyre adiktive ndaj seksit. Muajt e parë i kalova duke bindur veten se ky ishte vendi i duhur ku duhet të isha. Teksa dëgjoja të tjerët që flisnin hapur rreth sjelljeve të tyre, i dhashë vetes mbështetje dhe gradualisht nisa të dilja nga ajo gjendje emocionale që më bënte të isha i fiksuar pas seksit. Ishte një proces i dhimbshëm, por më kujtohet që i thosha vetes: "Mund t‘ia dal mbanë". E kisha të pamundur të shkoja nëpër takime pa u përfshirë nga kriza të herëpashershme ankthi. Por, pavarësisht dyshimit, diçka më e fortë brenda vetes më thoshte se mund t‘ia dilja mbanë. Në muajt në vazhdim, fillova të zbuloja rrugë të reja për të harruar veten. Gjithçka nisi kur shihesha në pasqyrë çdo ditë për dy vjet me radhë. Duhet t‘i thosha vetes se nuk isha sëmurë, se e meritoja të jetoja, se isha një qenie njerëzore e dashur dhe e ndershme dhe kisha shumë për t‘i dhënë botës. Pastaj filloi procesi i ngadaltë dhe i dhimbshëm për të korrigjuar gabimet me femrat që kisha lënduar. Kjo ishte një nga pjesët më të vështira të shërimit tim. T‘u kërkoja falje ish-partnereve të mia të seksit nuk ishte e lehtë. Shumë as që donin të më dëgjonin emrin. Koha që m‘u desh të ndërmerrja veprime reale me to ishte një nga më të rëndësishmet që çoi në shërimin tim. Vazhdoja të shkoja nëpër seancat terapeutike me grupet e njerëzve që mund të më ndihmonin të shihja më thellë brenda vetes. Fiksimi im për seksin ishte pjesërisht i lidhur me abuzimin që kisha pësuar nga një burrë me moshën e tim ati, kur babai im i vërtetë ishte në burg, në moshën 12-vjeçare. Ngjarje që la vërtet shenjë te mua, por që policia nuk e zbardhi kurrë. Shkruaja dhe vazhdoj të shkruaj "workshope" për të jetuar. Kisha gjetur një rrugë për të përdorur eksperiencat e mia për fiksimin pas seksit dhe dëshirën për t‘u shëruar, për të punuar me të tjerët që gjendeshin në të njëjtën situatë. Tre vjet pasi shkoja nëpër seancat e shërimit në grup fillova të shkoja në një burg, ku mbaheshin ata që akuzoheshin për abuzuesit seksual. Pyesja veten nëse do të mund të shihja abuzuesin tim. Aty e ndjeva veten se isha në gjendje të përballoja gjithçka. Shërimi po më bënte që të më rikthehej besimi dhe respekti për veten. Kisha nisur ta ndieja veten të zotin se mund të nisja të kërkoja një lidhje afatgjatë.
Në vitin e gjashtë të terapive për tërheqjen adiktive ndaj seksit takova gruan që më vonë do të bëhej bashkëshortja ime. Nuk ishte një fund si ai i përrallave. Kisha mësuar të ndaloja veprimet e mia seksuale, por ideja e një lidhjeje të gjatë ende më frikësonte. Kjo vajzë e çiltër ishte e vetmja që më bëri të largoja çdo lloj njolle që më kishte ngelur nga sjelljet e mia të kaluara. Nuk kishte asnjë mundësi që ta çoja në shtrat, derisa të ishte e qartë për të dhe për mua se isha i dashuruar. Me këtë vetëpërmbajtje të re seksuale, nisa të qëndroja gjithmonë e më afër me këtë grua të re dhe të ndershme. Ajo çka bashkëshortja më bëri të kuptoj ishte se gratë me të cilat kisha shkuar, kishin zgjedhur të pranonin pasionet e mia të shfrenuara, si shenjë se ato ndiheshin të dëshiruara. Bashkëshortja ime e kishte kuptuar këtë: të vendoste një kufi në marrëdhëniet tona dhe të më donte ashtu siç isha. Aty u bazua lidhja jonë. Kam lexuar se gratë kërkojnë seks përmes intimitetit, ndërsa burrat kërkojnë intimitet përmes seksit. Ne ishim duke kërkuar të njëjtën gjë, por kishim mënyra të tjera për ta gjetur. Aktualisht i jam përkushtuar shërimit tim të plotë me të njëjtën energji që i përkushtohesha sjelljeve të mia adiktive seksuale. Shkoj në terapi thuajse çdo javë. Punoj me abuzuesit seksualë dhe i ndihmoj të bëhen pjesë e takimeve dhe terapive, që me pak fjalë më shpëtuan jetën. Ndonjëherë e kam ende të vështirë. Po përgjithësisht më pëlqen kjo punë që bëj. Seksi ishte një pjesë e errët dhe shkatërruese e imja, që më bënte ta ndieja veten të veçuar dhe të sigurt nga një botë që e shihja të rrezikshme.