Gruevski: Asnjë ligj për veteranët e UÇK-së
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, ka përgënjeshtruar zërat se qeveria po punon për rregullimin e statusit juridik të pjesëtarëve të UÇK-së deri në fund të vitit. Deklarata të tilla, shefi i ekzekutivit i quajti spekulime. "Sa u përket spekulimeve se do të japim të drejta speciale apo ligje të reja për pjesëtarët e të ashtuquajturës UÇK, edhe një herë do të përsëris atë, se ato janë të pavërteta dhe spekulime", tha Gruevski.
Edhe pas kësaj deklarate të shefit të qeverisë, partneri shqiptar i koalicionit, këmbëngul se ka marrëveshje me Kryeministrin për rregullimin e statusit të pjesëtarëve të UÇK-së. "Siç e di opinioni më i gjerë i RM-së, ka marrëveshje politike mes Ahmetit dhe Gruevskit për zgjidhjen e statusit të ushtarëve të UÇK-së në bazë të asaj që edhe vetë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deri në fund të viti pritet që kjo çështje të zgjidhjet", tha deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Safet Neziri. Nga Partia shqiptare në opozitë, Demokracia e Re, janë të mendimit se pas deklaratave të këtilla kontradiktore nga partnerët në qeveri duhet rishikuar funksioni i koalicionit.
"Mendoj se duhet rishikohet edhe një herë pozicioni dhe funksioni i koalicionit në përgjithësi, për shkak se nëse asnjë nga pikat e rëndësishme të programit të BDI-së nuk janë pjesë e zgjidhjeve në programin qeveritar, atëherë duhet të mendojmë se cili është pozicioni i koalicionit që pretendon se ka legjitimitetin e shqiptarëve", tha deputeti i DR-së, Sulman Rushiti.