I ftohti, kujdesi me hipertensionin
16/12/2011 Në çdo 4 të moshuar tre kanë probleme me zemrën, sëmundjet në rritje edhe tek të rinjtë
Rëndimi vjen edhe nga virozat. Kujdes me përdorimin e kripës, duhanit e kafesë
Pranvera Kola
Ulja e temperaturave mund të bëhet shkak për shpërthimin e komplikacioneve në zemër, veçanërisht tek të sëmurët kronik. Po ashtu edhe prekja nga virozat e stinës apo gripi mund të rëndojë më shumë gjendjen shëndetësore të pacientëve që kanë manifestuar më parë probleme me zemrën. Mjekët pohojnë se nuk janë të pakta rastet, në të cilat shfaqja e virozave “paralajmëron” pacientin për mundësi të shumta komplikacionesh që mund të prekin zemrën. Një ndër më shqetësueset në këtë kohë sipas mjekëve është hipertensioni, shqetësimet e të cilit bëhen më të dukshme dhe më të rënda gjatë ditëve të ftohta. Të dhënat e raportuara nga strukturat shëndetësore tregojnë se në çdo 4 të moshuar, 3 kanë probleme me zemrën dhe hipertensionin. Fenomen shqetësues ky që po vihet re edhe te moshat më të reja. Mjeku kardiolog Valer Manushi tregon se po shfaqet shqetësues shtimi i rasteve me problem të koronares, trashje e muskulit të zemrës, në moshat e mesme, ndërkohë që më parë ky ka qenë problem i të moshuarve. Ndaj gjatë këtyre ditëve të ftohta duhet bërë kujdes nga kategoritë e rriskuara, për të cilat këshillohet që të mos dalin në orët e para të mëngjesit, apo në mbrëmje kur ulen temperaturat.
Simptomat me të cilat manifestohen këto shqetësime të zemrës janë të ndryshme tek individë të ndryshëm. Megjithatë, ndër më të shpeshtat që paralajmërojnë janë ato që kanë të bëjnë me dhimbje të zemrës, shpime, rrahje të shpejta, mpirje të krahut, etj. Sipas mjekut, një pjesë e konsiderueshme e pacientëve ankohen për rrahje të shpejta të zemrës (çrregullime të rrahjeve, debulesa). Për të mbajtur nën kontroll këto shqetësime është e domosdoshme mbajtja e raporteve të vazhdueshme me mjekun specialist, i cili në çdo rast përcakton trajtimin që duhet ndjekur. Në asnjë rast nuk duhet t’u drejtohemi farmacive për të marrë qetësues apo antibiotikë pa u konsultuar më parë me mjekun, pasi mund të rëndojmë edhe më shumë gjendjen. Nga ana tjetër kujdes duhet bërë edhe ndaj stilit të jetesës e veçanërisht ndaj dietës ushqimore. Kështu duhet shmangur përdorimi i pijeve alkoolike, përdorimi i tepruar i kripës, kafetë e tepërta. Këshillohet përdorimi i produkteve që kanë përmbajtje të lartë proteinash, si dhe parandalimi i atyre që janë me përmbajtje yndyrore. Në këtë stinë mirë janë ushqimet proteinike, si: qumështi, kosi djathi, veza. Mishi duhet përdorur me racion, këshillohet më tepër mishi i pulës. Konsumi i lëngjeve nuk duhet të mungojë, duhet të merren të paktën dy litra ujë gjatë ditës. Kujdes duhet treguar edhe ndaj stresit, pasi ky i fundit shihet si shkaktar që shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
Këshillat për të mos nxitur sëmundjen
Personat që vuajnë nga hipertensioni duhet të bëjnë kujdes maksimal gjatë stinës së dimrit, kjo pasi i ftohti dhe luhatja e theksuar e temperaturave sjell ngushtimin e enëve të gjakut duke rritur tensionin. Për këtë kategori këshillohet mbajtja e raporteve të rregullta me mjekun, si dhe marrja e kujdesshme e ilaçeve sipas rekomandimit të dhënë. Po ashtu kujdes duhet të bëjnë edhe me mënyrën e të ushqyerit dhe stilin e jetesës. Këta të sëmurë duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta, si dhe të vishen mirë. Një personi që ka probleme me hipertensionin i rekomandohet përdorimi i ushqimeve me përbërje të ulët yndyrash, si dhe të shmanget përdorimi i tepruar i kripës, duhanit, kafes dhe alkoolit.