Aleatët e Ramës paraqesin platformën
16/12/2011 Të majtët bashkë për të fituar zgjedhjet
Aleatët e Partisë Socialiste propozojnë bashkimin e tyre me PS-në për të bërë të mundur fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Në vijim të veprimit politik të së majtës socialiste dhe socialdemokrate janë shtuar takimet mes kryetarëve të PSD, PDS e PSV 91. Përmes një njoftimi për shtyp, PSV bëri me dije se dje në selinë e PSD u zhvillua një takim mes kryetarëve Skënder Gjinushi dhe Petro Koçi. “Takimi u përqendrua në projektin politik të disa partive të majta për t’u bashkuar në veprimin e tyre elektoral, organizativ e politik. PSD dhe PSV janë të gatshme tashmë për realizimin e këtij projekti, sepse ato gjykojnë se ky bashkim forcon veprimin politik të së majtës dhe rrit shanset e fitores në zgjedhjet e afërta politike”, thuhej në deklaratë. Ndërkohë që këto propozojnë që “koalicioni i drejtuar nga PS ka nevojë për aletë më efektivë në tregun politik dhe bashkimi i PSD, PDS, PSV e partive të tjera të gatshme për t’u bashkuar do të sjellë një realitet të ri në strategjinë dhe taktikat politike të së majtës për të fituar zgjedhjet e ardhshme”.
Gara për president
Kohëve të fundit ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, bëri publike ambicien e tij për të qenë pjesë e garës për zgjedhjen kryetarit të ri të shtetit. Por që të përfshihet në këtë garë duhet që të propozohet nga kampet politike, dhe më qartë nga partia së cilës ai i përket. Por pas publikimit të këtij pretendimi, PS ka nxituar t’i mbyllë dyert ish-kryetarit të saj, duke mos e mbështetur në një iniciativë të tillë.