Pacientët të mos dëmshpërblehen me fondet e spitalit
16/12/2011 GABIMET MJEKËSORE / Ndryshimet në ligj për të mos rënduar buxhetet e spitaleve
Hana: Domosdoshmëri sigurimi i profesionit të mjekut
Gabimet mjekësore nuk duhet të rëndojnë fondet e spitaleve. Për këtë drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore kanë propozuar që të bëhen ndryshime në ligj, ku të bëhet sigurimi i profesionit të mjekut, në mënyrë të tillë që në rast të konstatimit të gabimeve mjekësore, dëmshpërblimi i pacientit të mos bëhet me fondet e spitalit të cilat mund të përdoren për barnat, pajisjet paga etj. Pas lidhjes së kontratave me spitalet në të gjithë vendin, ISKSH ka konstatuar probleme që lidhen me buxhetet e spitaleve, një prej të cilave është dëmshpërblimi i pacientëve nga fondet e spitalit. Drejtoresha e këtij instituti, Elvana Hana, ka propozuar krijimin e një ligji për sigurimin e stafit mjekësor për gabimet njerëzore në profesion. Sipas saj, sektori shëndetësor është nga natyra përdoruesi më i madh i fuqisë punëtore, prandaj negociatat me mjekët dhe stafin mjekësor janë shumë elementë të rëndësishëm, në mënyrë që pagesat ndaj tyre të marrin vërtet vlerën e shërbimit ndaj pacientit. “Vetëm vitin e fundit kanë rënduar buxhetet e spitaleve e për pasojë edhe shërbimin ndaj pacientit 3 raste (2 në Vlorë e 1 në Lushnjë) me shumën rreth 31 milionë lekë të reja, që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sigurimin e profesionit. Kemi të bëjmë me hedhjen në gjyq nga ana e pacientëve të mjekëve apo stafit mjekësor për mjekim joprofesional”, - ka konfirmuar Hana. Ndërkohë që me vendim të prerë të gjykatës pacientët kanë përfituar shumën e përmendur, për shkak të gabimeve mjekësore. Problematika në këtë rast qëndron në faktin se për likuidimin e pacientëve janë përdorur fondet e spitaleve, që duhet të shkojnë për barna, paga, sigurime etj. “Pikërisht për këtë arsye, që fondet të mos ndryshojnë destinacion, duhet të bëhet një ndërhyrje në ligj, në mënyrë që stafi mjekësor të ketë sigurimin e profesionit, sikurse kanë juristët apo profesione të tjera, nga ku mund të mbulohen faturat financiare të gabimeve mjekësore”, - ka shtuar Hana. Më tej Hana sqaron se shifrat ende nuk janë shumë shqetësuese, krahasimisht me buxhetin e spitaleve, por në aftat të gjatë duhet menduar seriozisht për përmirësimin e legjislacionit sa i takon sigurimit të profesionit, pasi mund të kthehet në një problem shumë të rëndë.