Komisioni përzgjedh Igli Totozanin per Avokat te Popullit
16/12/2011 PS shpall kandidaturën e saj për Avokatin e Popullit
Gjermeni: U udhëhoqëm nga parimet demokratike në realizimin procesit
Partia Socialiste do t’i propozojë Kuvendit kandidaturën e Igli Totozanit për kreun e ri të Avokatit të Popullit. Ishte komisioni i posaçëm në PS ai i cili përzgjodhi mes 12 kandidaturave pikërisht emrin e Totozanit për të drejtuar një post të tillë. Tashmë i mbetet kryesisë dhe grupit parlamentar të PS-së që të thonë fjalën e fundit mbi këtë kandidaturë, për t’ia përcjellë më pas Kuvendit për votim. Anëtarja e këtij komisioni, deputetja Eglantina Gjermeni, duke bërë me dije lidhur me këtë proces, vuri në dukje se “me shprehjen konsideratës më të lartë për të 12 kandidaturat e dëgjuara publikisht, komisioni përzgjedhës vendosi t’i përcjellë kryesisë së Partisë Socialiste dhe grupit parlamentar socialist kandidaturën e zotit Igli Totozani. Vlerësimi i shkruar i komisionit për këtë kandidaturë do të jetë i disponueshëm jo vetëm për forumet e lartpërmendura të Partisë Socialiste, po edhe për publikun në faqen online të këtij procesi përzgjedhës”. Sipas saj, përzgjedhja e kandidaturës për Avokatin e Popullit kaloi në dy faza, të cilat u ndërtuan duke pasur parasysh qoftë normat që Kushtetuta dhe Ligji i Avokatit të Popullit përcakton, qoftë kriteret e vendosura nga PS-ja për të përmbushur sa më mirë këto norma. “Qeverisja e mirë, demokratizimi i qeverisjes dhe respektimi i palëkundshëm i lirive e të drejtave të njeriut, si pika referimi konstante të programit tonë të ri në kushtet e rënda të demokracisë dhe shtetit shqiptar sot, na udhëhoqën në realizimin e këtij procesi. Një Avokat i Popullit proaktiv dhe reagues, që jo vetëm të jetë njohës i mirë teorik i Kushtetutës e ligjit, po edhe protagonist publik i angazhuar për një shoqëri më të mirë me kurajë e kompetencë profesionale, është profili që kërkuam gjatë këtij procesi”, vlerësoi Gjermeni gjatë fjalës së saj.
Lista e 12 kandidatëve
1. Artur Lazebeu
2. Besnik Dervishi
3. Bilal Kola
4. Blerta Kraja
5. Dëshira Subashi
6. Elisabeta Imeraj
7. Ermir Dobjani
8. Ksenofon Krisafi
9. Igli Totozani
10. Përparim Kabo
11. Qirjako Qirko
12. Sokol Hazizaj
PS mbledh sot kryesinë e re
Anëtarët vendosin për Totozanin dhe axhendën politike
Partia Socialiste do të mbledhë sot paradite kryesinë e re. Në mbledhjen e saj të parë, kryesia socialiste do të marrë në shqyrtim kandidaturën e Igli Totozanit për kreun e institucionit të Avokatit të Popullit. Pas miratimit të kësaj kandidature do të jetë po ky forum ai i cili do t’ia përcjellë grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të dhënë bekimin e tij kandidaturës së Totozanit, i cili pritet të kalojë për miratim në seancën e radhës në Kuvend. Ndërkohë në mbledhjen e sotme anëtarësia e re e sapozgjedhur do të diskutojë dhe më pas do të miratojë axhendën politike të PS-së për periudhën në vazhdim. Me rëndësi në këtë axhendë janë pikërisht hapat që do të hedhë PS në procesin parapërgatitor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Paraprakisht socialistët duhet të riorganizojnë strukturat e tyre nga qendra në bazë, pasi siç dhe dihet tashmë kjo parti sapo mbylli procesin zgjedhor brenda saj. Për këtë arsye, përfaqësuesit e kësaj partie në rang vendi duhet të parapërgatisin strukturat e tyre për një axhendë të mirëpërcaktuar mbi të cilën do të përqendrohet më pas fushata elektorale. Ndërkohë që si hap i parë, drejtuesit e PS-së duhet të mbyllin diskutimet për programin e ri politik, me qëllim plotësimin në detaje të draftit, i cili i është shpërndarë çdo organizate socialiste. Kryesia e re e PS-së u zgjodh në fillim të këtij. Por me zgjedhjet e reja në këtë forum Partia Socialiste mbylli dyert për disa nga figurat e saj, që njihen si kundërshtarë të linjës zyrtare të kësaj partie. Emra të tillë, si: Kastriot Islami, Eva Allushi, Edlira Haxhiymeri, Silva Pino, ish-eksponentë të lartë të kësaj partie, pasi ishin pjesë e kryesisë së saj, jo vetëm që nuk u përfshinë në propozimet e kryetarit për këtë forum, por nuk ishin pjesë e asnjë prej grupeve të punës të që u ngritën pranë PS-së apo në dy këshillat e rinj të miratuar po nga asambleja socialiste, siç ishte ai i përfaqësimit territorial dhe ai i përfaqësimit politik.