E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti “mbërthen” vendin, komuna e rrugë të bllokuara

TIRANË- Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta të 24 orëve të fundit kanë bllokuar dhjetëra akse rrugore duke izoluar komuna të tëra (kryesisht ato veriore e verilindore).

Policia këshillon të gjithë drejtuesit të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes dhe të përdorin zinxhirë, vecanërisht në Korcë, ku temperaturat kanë arritur deri në -13 gradë celsius, ndërsa raportohet se ka prani të madhe ngricash në rrugë. Të bllokuar janë akset rrugore Peshkopi-Librazhddhe Kukës-Shishtavec. Ndërsa në aksin Fushë Arrëz-Qafë Mali qarkullimi kryhet me vështirësi.

Në rrethin e Dibrës janë të bllokuara komunat Lurë, Trebisht, Ostren, ndërsa e njëjta situatë paraqitet edhe në komunat e Kukësit Grykë Caj, Kalisë, Zapod, Topojan, Arrën.

E njëjta situatë paraqitet në Korcë, ku të bllokuara janë komunat Lekasi e Vithkuqi. Në Ersekë, të bllokuara komunat Novoselë, Barmashi, ndërsa në Pogradec, komuna të bllokuara janë Trebinja dhe Velcan e Proptisht.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pukë, shembet këmba e urës që lidh segmentin Qafë Mali – Fierzë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›